• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja dhunon dhe dëbon burrin nga shtëpia, denoncon motra: Nusja na gënjeu, vëllai kishte humbur

by Java News
25/01/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Refide Paja, motra e te humburit, hedh dyshimet se e shoqja ka gisht në zhdukjen e 50-vjeçarit, pasi e kishte mbajtur të fshehur për disa muaj largimin e tij nga banesa. Sipas saj, Lindita Mançe bashkëshortja e Luanit e denoncoi në polici si të humbur në shtator të 2021 dhe nëse do kishte bërë më herët Luani do ishte gjetur.

“Më 25 shtator bashkëshortja e vëllait Lindita kishte shkuar në polici për të bërë denoncimin për zhdukjen e tij. Por unë për këtë kam dyshimet e mia. Ajo na kishte gënjyer gjithë atë kohë, duke na e mbajtur të fshehur largimin e vëllait tonë. Kur e pyesnim ajo shprehej se Luani punonte si çoban në Delvinë, ndërkohë që ai rezultonte i humbur’-shprehet e motra.

Luan Mançe u larguar nga shtëpia fillimin e gushtit e vitit 2021 pas konflikteve të vazhdueshme në familje. Sipas motrës, ai është dhunuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij të rritur dhe më pas është dëbuar nga banesa.

Vëllai na ka thënë se është dhunuar shumë herë nga bashkëshortja e tij dhe dy djemtë që i ka të rritur. Ne nuk kishim marrëdhënie me familjen e vëllait, pasi ata nuk e trajtonin mirë. Nusja nuk e trajtonte siç duhej, e linte edhe pa bukë. Luani ka dy djem 20 dhe 21 vjeç, unë nuk e di nëse ata e kërkojnë sot. Nuk e besoj se kanë interes të gjejnë babain e tyre, sepse po ta donin nuk do ta dëbonin nga shtëpia’- vazhdoi bisedën motra në studio

Dy muaj pas zhdukjes, u mësua nga uniformat blu te Përmetit se më datë 9 gusht të 2021 Luan Mançe ishte parë në fshatit Kopaçez të Delvinës. Ai ishte në një gjendje të rënduar psikologjike dhe kishte sjellë probleme në fshat, për të cilin kryeplaku i zonës, Fejzo Duka kishte njoftuar policinë.

Ky person që po kërkoni në Report Tv ka qenë në fshatin tonë në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe shqetësonte banorët. Unë kam njoftuar policinë dhe ata e kanë dërguar në qendrën shëndetësore për të marr trajtim mjekësor. Ky person nuk ishte shpallur i humbur  në atë kohë nga familja, për këtë arsye ishte lënë i lire”- tha dëshmitari Fejzo Duka

Gjurmët e fundit të 50-vjecarit Luan Mançe nga Përmeti janë në Delvinë, ku sipas procesverbalit të mbajtur më 9 gusht të vitit 2021 në policinë e Delvinës, ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe pas verifikimit është lënë i lirë. Nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin tij./m.j

 

Next Post
KLSH kallëzon në prokurori shtatë funksionarë nga Saranda dhe Shkodra

Shpërdorim detyre / KLSH kallëzon dy ish-drejtorët dhe një punonjës të Kadastrës së Beratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In