Një grua në Tiranë ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike që të mbajë ata e jo më ti arsimojë. E gjendur në një situatë shumë të rëndë, nëna 37-vjeçare ka ndërmarrë aktin e rëndë duke i braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një qendër sociale në kryeqytet që merret me trajtimin e fëmijëve.
Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë së Tiranës të cilat thonë se, gruaja që ka braktisur tre fëmijët e saj është 37-vjeçarja L.P e cila nuk ka as një shtëpi, ku të rrisë fëmijët dhe as një punë, përmes të cilës mund të rrisë normalisht fëmijët e saj.
Ndaj 37-vjeçares kanë nisur hetimet nga policia, por deri tani asnjë nga institucionet qendrore apo lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për ta ndihmuar gruan për ndonjë punë apo strehë, përmes së cilave mund të rrisë fëmijët e saj.
ma.me