Një grua 86-vjeçare nga Amerika ka rezultuar pozitive ndaj testit të koronavirusit në Itali.
Më 3 mars, ajo kishte udhëtuar nga aeroporti i Tiranës për në Stamboll dhe më pas në SHBA.
Lajmin e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë së Turqisë me anë të një shrkimi në Twitter.
“Shtetasit e SHBA-së përhapën lajmin se pas një vizite në Turqi, një 86 vjeçare është diagnostikuar me koronavirus. Në të dhënat e 2 javëve të fundit, ekziston një shtetase e vetme amerikane, një grua 86-vjeçare. Ajo nuk ishte për vizitë në Turqi. Më 3 Mars, ajo shkoi nga Tirana në Washington me ndalesë Stambollin”, shkroi ai.
Deri tani, numri i të infektuarve në Shqipëri është 10.
/a.r