• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Gropën’ McGonigal ia bëri inati i ish-të dashurës, rrëfimi: Më jepte dhurata nga 500-1000 dollarë! Kryenim marrëdhënie intime në makinat e FBI

by Java News
28/01/2023 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inati i ish të dashurës Allison Guerriero bëri që të niste hetimi ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. Ajo ka rrëfyer se si i gjeti një shumë të konsiderueshme prej 80 mijë dollar në cantë dhe si përdorte makinat e FBI për të kryer marrëdhënie intime. Allison Guerriero vendosi që ta spiunonte pasi ai i dërgoi një letër anonime ku i thoshte se nuk do të divorcohej nga gruaja, ndonëse për një vit lidhje e mashtronte se kishte nisur procedurat e divorcit.

Guerriero ishte 44 vjeç kur u takua me McGonigal, atëherë 49 vjeç dhe sapo kishte nisur punën e tij në zyrën e FBI në Nju Jork. Gjatë një viti lidhje, e conte në restorante luksoze dhe nuk kursente dhuratat e shtrenjta përfshirë  shifrat e parave nga 500 deri në 1000 dollarë, të cilat ia jepte për ditëlindje e Krishtlindje.

Pasi u diagnostikua me kancer gjiri, McGonigal e mbështeste dhe kujdesej që të merrte trajtim mjekësor por vijonte ta mashtronte për ‘letrat e divorcit’. Historia e tyre përfundoi në fund të vitit 2018 kur mori letrën.

“U trondita. Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, tha Guerriero, inati i së cilës arriti që t’i dërgonte një email kreut të FBI në Nju Jork, William Seeeney, të cilit i tregoi lidhjen jashtëmartesore me ish zyrtarin e FBI dhe marrëdhëniet e tij në Shqipëri. Guerriero i tregoi Insajderit se e kishte fshirë e-mailin, e ndërsa theksojnë se nuk e kanë të konfirmuar se ky njoftim i ka shkuar Seeeney.  Por në nëntori 2021, kur po hetohej McGonigal, 2 agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros me fotografinë e ish zyrtarit të FBI dhe kryeministrit Edi Rama për të mësuar rreth marrëdhënies së tyre, por nuk dihet se cfarë i ka thënë.

Në rrëfimin e saj, kujtoi mëngjesin e tetorit 2017. Guerriero tregoi se vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn, një çantë plot me 80 mijë dollarë. Atje, pranë këpucëve të tij, ishte një qese që japin dyqanet e pijeve dhe brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha.

“Nga dreqin vjen kjo?” pyeti ajo.

“Oh, të  kujtohet ajo loja e bejsbollit? Vura një bast dhe fitova” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero.

Nuk dihet nëse këto para janë ato për të cilat flitet se i ka marrë nga biznesmeni shqiptar, ish agjenti i Inteligjencës Shqiptare, Agron Neza por sipas ‘Bussines Insider’, çantën plot me 80 mijë dollarë e mori më 5 tetor 2017 në një makinë të parkuar jashtë një restoranti.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptare, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh./m.j

Next Post
Elena Kadare në ditëlindjen e shkrimtarit: Tani i shkruajmë njëri-tjetrit vetëm pusulla nëpër shtëpi. Ardhja në Shqipëri na e ka zbukuruar jetën. Dashuria…!

Elena Kadare në ditëlindjen e shkrimtarit: Tani i shkruajmë njëri-tjetrit vetëm pusulla nëpër shtëpi. Ardhja në Shqipëri na e ka zbukuruar jetën. Dashuria…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In