• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gripi i shpendëve, MB: S’ka raste të reja, rikthehet normaliteti në tregtinë e vezës dhe mishit

by A R
19/11/2024 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar sot se ka përfunduar monitorimin dhe kontrollet në të gjithë vendin, pas dyshimeve që lindën për përhapjen e gripit të shpendëve.

Kontrolle janë kryer në 13,907 ferma për mbarështim shpendësh dhe sqarohet se nuk janë ndeshur dyshime klinike. Ministria shton se Shërbimi Veterinar Rajonal ka nxjerrë sot nga karantina vatrën pozitive me Influencë aviare ndërsa tregtimi i mishit dhe vezëve i rikthehet normalitetit.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka evidentuar probleme gjatë 70 kontrolleve në tregtimin e produkteve ushqimore, me origjinë nga shpendët: vezë dhe mish pule. Kanë mbërritur gjithsej 354 mostra në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të cilat kanë rezultuar negative. Instituti i Shëndetit Publik nuk ka identifikuar raste të dyshimta apo pozitive me Influencë aviare në njerëz”, thuhet në reagim.

Pas përfundimit të analizave dhe kontrolleve, Ministria e Bujqësisë njofton edhe rikthimin në normalitet të tregtisë së mishit të shpendëve dhe vezëve, duke shfuqizuar kufizimet për Tiranën, Vorën dhe Kamzën.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë publikun se prej datës 30.10.2024, nuk ka pasur shfaqje të reja të Gripit të Shpendëve, në vendin tonë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit Alert për konfirmimin e sëmundjes së Influencës aviare në një fermë oborri familjar, në fshatin Mëzez, Njësia Administritative Kashar u morën masa për monitorimin dhe kontrollin e rastit.

Për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka marrë masat dhe monitoruar 13, 907 ferma për mbarështim shpendësh, të madhësive të ndryshme apo 135, 651 krerë shpendë, nga të cilat janë identifikuar dhe 39 ferma të reja. Gjatë kontrolleve nuk janë ndeshur dyshime klinike. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka evidentuar probleme gjatë 70 kontrolleve në tregtimin e produkteve ushqimore, me origjinë nga shpendët: vezë dhe mish pule. Kanë mbërritur gjithsej 354 mostra në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të cilat kanë rezultuar negative. Instituti i Shëndetit Publik nuk ka identifikuar raste të dyshimta apo pozitive me Influencë aviare në njerëz.

Si pasojë e zgjidhjes së rastit, Shërbimi Veterinar Rajonal ka nxjerrë sot në datën 19.11.2024 nga karantina vatrën pozitive me Influencë aviare. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve marrjen e masave dhe zgjidhjen e rastit. Qendra Kombëtare e Krizës, mbajti sot në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural takimin përmbyllës për rastin Alert dhe analizimin e ecurisë së monitorimit.

Aktiviteti tregtar për shpendët e gjallë, në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz i rikthehet normalitetit dhe Urdhri i Ministrit Nr. 886, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, shfuqizohet.

Pavarësisht, zgjidhjes së shpejtë dhe parandalimit efikas të rastit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon shpendërritësit në të gjithë vendin, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë blerjen apo lëvizjen e shpendëve, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.

/a.r

Next Post
“Sherri filloi brenda te shkolla”, shoku i Martin Canit: U zunë për një shtyrje në oborr dhe…

“Sherri filloi brenda te shkolla”, shoku i Martin Canit: U zunë për një shtyrje në oborr dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

February 4, 2026
Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

February 4, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In