Drejtori i termocentralit bërthamor të Çernobilit tha se ishte e pamundur të përcaktohet shkalla e rrezatimit ndaj të cilit trupat ruse ishin të ekspozuara gjatë pushtimit të territorit.
Në një deklaratë në Telegram të operatorit shtetëror të termocentraleve bërthamore të Ukrainës, Energoatom, u citua drejtori i Çernobilit, Valery Seida, të thoshte se pluhuri i trazuar ka mundur të jenë ngjitur ushtarëve rusë.
“Në territorin e vetë stacionit, pushtuesit nuk gërmuan asgjë, por pluhuri i trashë i ngritur duke kaluar automjetet dhe grimcat e rrezatimit në të mund të kenë hyrë në trupin e “rashistëve” (racist-fashistëve, një term sharës ukrainas për trupat ruse) përmes mushkërive”.
Ende s’dihet se çfarë po bënin trupat ruse në të ashtuquajturin “Pylli i Kuq”, një zonë e kontaminuar dhe është e mundur që ata të mund të kishin marrë ekspozim të konsiderueshëm ndaj rrezatimit kur gërmonin, sipas deklaratës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
“Në të njëjtën kohë, i gjithë stafi që ka qenë në stacion gjatë kësaj periudhe nuk ka marrë rrezatim, sepse njerëzit kanë punuar, edhe pse nën presion të madh, rregullisht”, tha Seida.
Çernobili, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, ra në duart e trupave ruse në javën e parë të luftës në Ukrainë. Energoatom tha të enjten se forcat ruse ishin tërhequr nga uzina dhe territori i saj.
/b.h