ashmë nuk ka asnjë dyshim. Është konfirmuar që demokratja Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes. Lajmin pritet që ta bëjë edhe vetë deputetja me dije pas pak minutash në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Duma po e lë mandatin e deputetes për t’iu futur botës së televizionit. Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel.
Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.
Ditën e djeshme edhe Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Mandatin e Rushajt, në bazë të votave të marra në 25 prill pritet ta marrë Petrit Doda.
Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.
Alfred Rushaj ishte drejtor i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 prillit dhe pas shtatorit 2021, për disa muaj ishte drejtues i grupit parlamentar.
/a.r











