• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma flet për rotacion: Muajt në vijim do të kemi ndëshkime elektorale…

by A R
20/08/2020 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, paralajmëroi nga studio e News24, në rubrikën “Opinion”, se në muajt në vijim do të ketë sinjale për ndëshkimin elektoral, që sipas saj, do ta bëjë shumë më të vështirë veprimin e tentakulave në terren në zgjedhjet e ardhshme.

“Në muajt në vijim do të kemi sinjalet e para të ndëshkimit elektoral. Do të bëhet shumë më e vështirë dhe do të kenë shumë frikë ata që do të përfshihen sërish në krime elektorale. Tentakulat e krimit në terren do duhet të ulin fuqinë. Fakti që Ramës i dalin sondazhet kështu, përpiqet të prekë Kushtetutën, janë treguesit që ndodhin kur pushteti bie. Nuk ka asnjë shans që sot të mendosh të mbash pushtetin me zor. Rama po bën gabime të mëdha, në këtë kuptim, se janë gabime që vijnë nga frika”, tha Duma.

Ish-deputetja tha se shqiptarët janë lodhur nga kjo krizë ekonomike, shëndetësore, dhe duan ndryshim. Sipas Dumës, ekonomia shqiptare është e rrënuar, ndaj dhe është emergjencë kombëtare dhe që duhet të ndryshojë një orë e më parë.

“Shqiptarët duan të dalin nga kjo krizë, ajo ekonomike, e shëndetësisë, e ankthit. Çdo njeri kur do të dalë nga dicka, nuk zgjedh të njëjtën gjë, shkon drejt ndryshimit. Çdo krizë sjell një plotësi të të gjithëve në marrëveshjen, që duhet të ketë ndryshim. Ne kemi një qeveri që është e paaftë dhe që godet ekonominë e vet. Kemi një Shqipëri që nuk hapi dot negociatat për 6 vite, që mbështeti bandat, largoi shqiptarët. Kjo bastisje është me plan kundër Shqipërisë. Ekonomia është në rrënim, se s’ka paketa që e ndihmojnë. Duhet të ndryshojë urgjent filozofia e qeverisjes ekonomike. Shqetësimi më i madh i bizneseve tani është se iu shkojnë me maska dhe me zero punë i kontrollojnë e iu vënë gjoba. Ndryshimi në ekonomi është emergjencë kombëtare dhe kjo duhet të ndryshojë një orë e më parë”, shtoi ajo.

Më tej, ish-deputetja foli dhe për vendimin e qeverisë për rihapjen e shkollave në muajin shtator, teksa u shpreh se “Është një situatë, që është për herë të parë. Dhe cdo gjë që është për herë të parë, jo më pandemie, janë situata që kërkojnë një mirëstrategji. E gjithë shoqëria, aq më tepër qeverisja, është nën shok, që do të thotë jo vetëm duhet të lëvizë, por edhe të ndërtojë plane hap pas hapi. Po kuptojmë që koronavirusi nuk ka një protokoll të qartë, sillet ndryshe me mosha të ndryshme. Edhe shkencëtarët gjenden në gjendje shoku, jo më Shqipëria. Ndaj qeveria duhet automatikisht të bëjë strategji. Ne jemi sot në një situatë që ne si PD kemi theksuar se cilat janë masat, si do të vijë viti i ri shkollr? Qeveria thotë se ka bërë sondazh, ku shqiptarët duan të hapen shkollat. Por në fakt shqiptarët kanë parë se mësimi online ishte dështim.

Patjetër që ishin të papërgatitur për këtë, por pyetja është se pas muajsh në kushte pandemie çfarë ka ndryshuar, që merret vendimi për hapjen e shkollave. Në SHBA ka disa plane, sipas shteteve të veçanta, pasi nuk ka një plan universal. Ne jemi përballë një situate ku dimë që në shtator do hapet shkolla dhe asgjë tjetër. Është një paqartësi dhe një kaos i plotë. Kur themi do përgatitemi për të hapur shkollat, apo që kemi prioritet jetën e njerëzve, një gjë duhet të jetë e qartë, nëse nuk ka financim, nuk ka asgjë. Duhet të dimë strategjinë që do të ndiqet. Shkollat duhet të kenë sisteme ajrimi, që është shumë e rëndësishme. Kushti i parë që vendoset në botën perëndimore është ajrosja e ambienteve. Ne nuk dimë asgjë për këtë. Është e mundur hapja e shkollave, por atje ku jemi të sigurt që masat janë marrë dhe të nisim përmes një diagnostikimi. Ajo që na shqetëson është marrja e një vendimi pa pasur një plan masash, ky është një rrezik mbarëkombëtar”.

PD vijon procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, si po shkon?
Komisioni i Vlerësimit ka nisur punën, ka parakushte që të zhvillojë një proces të mirë. Procesi ka disa etapa në këtë palë zgjedhje. Ajo që e bën më kompakte është votimi i partisë. Anëtarësia e PD është filtri më i mirë. Unë i besoj shumë votimit të demokratëve. Demokratët deri sot kanë votuar dhe do vijojnë të japin mendimin pas filtrit të parë.

Ajo që tentohet të shkohet deri në fund me ndryshimet kushtetuese do të jetë një kalim i masës me demokracinë nga ana e një mazhorance. Të gjitha janë lojëra, pasi ne e dimë se për rregullat e lojës vendosin palët që marrin pjesë në lojë. Nuk mund të ndryshohen rregullat me vetëm një palë në lojë. Që mazhoranca të ndryshojë Kushtetutën me një palë do të thotë se ka shkelur shumë më tepër se c’duhet masën e gjërave. Ju siguroj që pavarëisht formulës maksimizuese, asnjë gjë nuk ka për ta sulmuar dot unifikimin e gjithë kampit opozitar aty ku është. Këtë po tenton të bëjë Rama, po përpiqet të përcajë. Këtu jemi në kushtet e grushtit të shtetit, që i bie shtetit. E keqja në Shqipëri është se u mësuam se ka keq e më keq. Nisi reforma territorial, vijuan PPP, jemi në një situatë që paska keq e më keq. Janë kriteret e demokracisë, në të cilën të paktën të respektojnë njëra-tjetrën.

Kushtetuta u ndryshua tashmë, a do aplikohen ndryshimet në këto zgjedhje apo do të shtyhen?
Sa më tepër kalojnë ditët, ne të gjithë do të jemi dëshmitarë të fitores. Për mua rotacioni ka ndodhur. Sot në mendjen e shqiptarëve rrotacioni ka ndodhur dhe askush s’ka cfarë t’i provojë më Ramës, nuk ka cfarë pritet më nga ai, e vetmja gjë që pritet është që të shkojë keq e më keq. Nuk jemi vetëm për shkak të pandemisë, por edhe se situata u keqmenaxhua. Gjithcka që Rama kishte, e ofroi me të gjitha tentativat e veta. Beteja e të gjithëve ne, gjithë koalicionit opozitar, është kundrejt një qeverie që nuk ruajti as minimumet. Ju siguroj që sot unë PD dhe gjithë aleatët opozitarë i shoh më të qartë në strategjinë kombëtare, se c’i kam parë një muaj më parë.

Next Post
U arrestua një muaj më parë, merret vendimi për djalin e ish-deputetit demokrat

U arrestua një muaj më parë, merret vendimi për djalin e ish-deputetit demokrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In