Ish deputetja e PD, Grida Duma ka folur lidhur me marrëdhëniet me ish kryeministrin Sali Berisha.
Ajo ka treguar se komunikon shpesh me Berishën dhe komunikim i fundit mes tyre ka qenë për Vitin e Ri.
Deklaratat erdhën në studion e emisionit “Java në RTSH”.
“Unë komunikoj shpesh me zotin Berisha dhe ajo që kam thënë në një moment…duhet sqaruar sikur kjo është çështja, komunikimi im është i shpeshtë. Patjetër që kemi folur për Vitin e Ri”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se vite më parë Duma ka deklaruar se ka qenë ish-kryeministri Berisha ai që e ka futur në Partinë Demokratike.