• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma flet për dhunën seksuale dhe skandalin e policit: Vendi ka nevojë për monitorim dhe veprim

by Java News
13/02/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur për zhvillimet e fundit poltike si dhe ngjarjen e Kavajës dhe të Malësisë së Madhe ku një polic ngacmoi seksualisht  një 15-vjeçare. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Grida Duma u shpreh se mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimit dhe avancimi i gruas në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi numërin një në Evropë që ka dhunën në familje më të lartë. Ne heshtëm, por qeveria shkon dhe nxjerr familjen e vajzes në Kavajë. Në këtë sens politika nuk e ka mbajtur veten të mos përfitojë nga kjo. Nuk po krijojmë dot institucione që të japin modelin e frikës të paktën. Mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimi dhe avancimi i gruas në Shqipëri.

Kanuni në Shqipëri është keqpërdorur. Unë jam në kontakt me avokatë të familjes në Kavajë dhe më thotë që dhunuesit i bën bashkë fakti se ose kanë pushtet politik ose kanë para.  Dhuna në familje vjen dhe si pasojë e mosfunksionimit të institucioneve. Duhet të hapen negociatat, pasi vendi ka nevojë për monitorim. Jemi në situata që duhet veprim dhe jo analizë”- tha Duma.

Sakaq e pyetur se sa do zgjasë protesta e opozitës më 16 shkurt dhe nëse do jetë e qetë, Duma tha se PD mban përgjegjësi gjithmonë për protestat e veta. Duma u shpreh e bindur për pjesëmarrjen masive në protestë dhe sipas saj opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën.

“Sa do të zgjasë protesta pritet të merret vendimi dhe do bëhet me dije. Mendoj se hermetizimi është një strategji normale. Unë jam e bindur që do kemi një pjesëmarrje të merituar për atë që presin shqiptarët nga opozita. PD ka marrë gjithmonë përgjegjësinë për protestat e veta dhe mban përgjegjësi për atë që do të ndodhë. A duhet të jetë protestë e qetë? Duhet të jetë një protestë e fortë dhe e qartë. Pra një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Nëse Rama nuk largohet nuk është opsion. Ne dimë fuqinë e vetes dhe përgjegjësinë. Shoqëria shqiptare gëlon nga pakënaqësia. Nuk kërkojmë qeveri të re me mjete kriminale”- tha Duma.

Next Post
Ish-prokurori Fatmir Hoxha aplikon për t’u bërë anëtari i SPAK, ja lista e plotë e kandidatëve

Ish-prokurori Fatmir Hoxha aplikon për t'u bërë anëtari i SPAK, ja lista e plotë e kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In