• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma: Europa foli, s’ka negociata me Ramën. Sot më shumë se gjithmonë vlen protesta

by Java News
21/10/2019 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar disa ditë nga vetoja e Francës për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë me Bashkimin Europian, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka intensifikuar deklaratat e saj për rrugën që duhet të duhet të ndiqet nga opozita. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo bën thirrje për protesta, duke theksuar se asnjë hap nuk duhet të vazhdojë më me Ramën.

Sipas Dumës, çdo demokrat duhet të përfshihet në vendimmarrje, nga ish-deputetët tek ish-kryetaret e bashkive, tek senatorët politikë.

POSTIMI I PLOTË

Europa foli ne duhet të veprojmë pa asnjë apati më. Ndaluam aksionin radikal dhe sakrifikuam për të vepruar me të gjitha energjitë pro hapjes së negociatave! Sot i vetmi diskutim duhet të jetë cilat janë hapat e vlefshëm për rrëzimin e Ramës.

Rama vetë nuk ikën dhe me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, ne nuk duhet t’i falim qeverisë atë që nuk ja falin partnerët! Qeveria sot nuk ka legjitimitet as brenda vendit dhe as jashtë!

Asnjë moment s’mund të jetë më i qetë kur Rama penalizoi Shqipërinë dhe Ballkanin, sot i ranë të gjitha alibitë, Europa foli, asnjë hap më me Ramën!

Çdo demokrat duhet të jetë në mbrojte të vetes dhe të ardhmes së shqiptarëve. Asnjë apati apo zvarritje, çdo minutë vonesë e çon vendin në të kaluarën, PD duhet të jetë e ardhmja dhe ta nxjerrë vendin nga e shkuara ku e zhyti Rama.

Europa foli, ne duhet të veprojmë, me urgjencë pa asnjë apati me! Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës dhe të jemi gati sot me alternativën konkrete për çdo çështje duke filluar nga reforma zgjedhore, tek zgjidhjet ekonomike.

Sot më shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa. Sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimmarrje, nga ish-deputetët tek ish-kryetaret e bashkive, tek senatorët politikë. Asnjë minutë për t’u humbur.

Next Post
Akuzat e ambasadorit iranian në Londër: Muxhahedinët në Shqipëri përdorin ‘armë’ moderne për të shpërndarë fake news

Akuzat e ambasadorit iranian në Londër: Muxhahedinët në Shqipëri përdorin 'armë' moderne për të shpërndarë fake news

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In