• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grevë urie nga opozita? Rama: S’ka shans, dhe sikur të kapërcejnë 7 penxhere dhe të hipin në tarracë! S’kemi kohë të merremi me ata

by Java News
15/11/2023 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur opozita ka paralajmëruar grevë urie, kryeministri Edi Rama thotë se kërkesat e opozitës nuk duhet të tejkalojnë kushtetutën.

Nga Dibra, Rama u shpreh se nuk kanë kohë të merren me opozitën, madje u shpreh se “nuk ka shans që të kalohen të drejtat kushtetuese edhe sikur ata të kapërcejnë 7 penxhere”.

Teksa komentoi tensionet parlamentare, Rama tha se këto janë ditë të shëmtuara për politikën.

“Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën.

Për këtë gjykata kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë.

Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që ti bëjnë me miratimin tonë. Ne nuk humbasim kohë për këtë vend për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi  për ata të cilët qysh prej vitit 2013 kanë bërë të njëjtën gjë.

Në 2013 fituam ne, nuk kaluan 2-3 muaj filluan avazin nuk njohim zgjedhjet. Në 2015 fituam përsëri, përsëri i njëjti avaz. Në 2017 u futën në çadër, për mos hyrë në zgjedhje, por në fakt u futën për të mos votuar vettingun.

Që kur kemi nxjerrë flamurin e reformës në drejtësi, a thua nxorën një flamur të kuq, a thua se janë dema të tërbuar. Nëse dikur ishin dema, tani e keni parasysh ca lloj…

Në 2019 ikën fare! U zhdukën, morën malin dhe menduan që gjithë Shqipëri do ngjitej në mal dhe ti thoshte aman kthehuni se o ju o ne do hidhemi në greminë. Asnjëri nuk shkoi në majë të malit u kthyen vetë. Në 2021 e njëjta gjë. Pasi të gjithë së bashku thanë fituam, se ata fitojnë gjithmonë.

Taksirati jonë është që ata fitojnë dhe ne qeverisim. Kështu është ndarë kjo punë, ata fitojnë ne qeverisim. Pasi ndodhi dhe ajo pastaj thanë të gjithë fituam, pastaj filluan të gjejnë kush e ka fajin që nuk fituan. Sot nuk dihet më ku e kanë kokën, ku i kanë këmbët, ku i kanë duar, ku e kanë trupin. Dihet vetëm ku e kanë mendjen. Mendjen e kanë te 7 penxheret.”, tha Rama./m.j

Next Post
Takimet në Parlamentin Europian/ Basha: U diskutua për integrimin e Shqipërisë në BE dhe situatën në rajon

Takimet në Parlamentin Europian/ Basha: U diskutua për integrimin e Shqipërisë në BE dhe situatën në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In