Kulla Eiffel, e vizituar çdo vit nga shtatë milionë persona, u mbyll sot për shkak të grevave masive kundër reformës së pensioneve, njoftoi kompania operatore e Kullës (SETE).
“Personeli i pranishëm në vend nuk janë të mjaftueshme për të hapur monumentin në kushte sigurie dhe pritjeje optimale për publikun”, theksoi SETE.
Në deklaratën e kësaj kompanie nuk saktësohet nëse monumenti do të qëndrojë i mbyllur edhe të premten, ndërkohë që mobilizimi kundër reformës së pensioneve do të vazhdojë.
/a.r