• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greva e naftëtarëve, Rama përplaset me Hajdarin: Kjo qeveri nuk bisedon me ultimatumet ‘këto janë pagat, paguaji’

by Ardit Rada
29/10/2020 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit që ta dalin nga greva e urisë dhe të ulen në bisedime me qeverinë për të gjetur zgjidhje për pagat e tyre të prapambetura.

Gjatë fjalës në Kuvend, duke iu përgjigjur deputetes Rudina Hajdari që ngriti shqetësimin e naftëtarëve,

Rama theksoi se rafineria e naftës nuk është në funksion dhe për këtë arsye nuk arrin të nxjerrë të ardhura.

Kreu i qeverisë përsëriti disa herë se qeveria e drejtuar prej tij nuk bisedon me asnjë palë duke bërë presione dhe ultimatume, e në këtë pikë, kërkoi sërish nga naftëtarët që të dalin nga greva e urisë.

“Duke qenë se znj.Hajdari solli shqetësimin për naftëtarët, dua të sqaroj që njësoj si ajo flasin për vete kur ju referohen hallexhinjve të këtij vendi se hallet e njerëzve nuk zgjidhen me padituri dhe nuk zgjidhen duke gënjyer. Gënjeni nga padituria. Ju thoni që nafta aty po vidhet, ndërkohë që fabrika është e fikur, nuk përpunon asnjë gram naftë. Nga ana tjetër, fabrika përpunon naftën që nxirret nga kompania e cila eksploron fushën pranë. Si vidhet nafta kur bëhet fjalë për një kompania private dhe rafineri të fikur?

Është e pavërtetë që unë hesht. Ne dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë. Por ka një problem. Punonjësit e një kompanie private e cila falimenton, trajtohen nga shteti me asistencë sociale. Ne jemi shumë të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre dhe e dimë shumë mirë që ata janë aty sepse duan asistencën sociale. Ata duan paga. Nga kush i duan pagat? Nga shteti? Si mund të jetë kështu që një ndërmarrje private falimenton dhe i kërkojnë shtetit që të bartë si trashëgimi borxhin e kompanisë.

Unë po ja u përsëris çdo ditë, që ato të ndalojnë grevën dhe menjëherë jam i gatshëm të shkoj atje dhe të qajmë hallin bashkarisht. Kjo qeveri nuk bisedon në presion. Zonjat ta mbyllin grevën, mos humbasin kohë, sepse për sa kohë do të rrinë aty, nuk ka bashkëbisedim. Nuk funksionon dhe nuk ka për të funksionuar deri kur unë të jem në këtë detyrë. Me naftëtarët e Ballshit ne jemi gati të bisedojmë sapo të mbyllin grevën. Me ultimatumet ‘këto janë pagat, paguaji’, nuk funksionon. Këtu çështja është që nafta nuk po përpunohet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/e.rr

Next Post
Policia “me dorë të hekurt” për maskat, 717 të gjobitur në 24 orët e fundit

Policia “me dorë të hekurt” për maskat, 717 të gjobitur në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In