Ekaterini Sakellaropoulou, e nominuar për postin e Presidentes nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u zgjodh me votimin e parë me 261 vota.
Paskësaj ajo do të bëjë betimin më 13 mars.
Sakellaropoulou u zgjodh me votat e deputetëve të ND, SYRIZA dhe KINAL.
Pas përfundimit të votimit, Kryetari i Parlamentit do të shkojë në Këshillin e Shtetit për të njoftuar rezultatin e votimit për Presidenten e re të Republikës, e cila pason presidentin Prokopis Pavlopoulos.
Ekaterini Sakellaropoulou aktualisht mban detyrën e Presidentes së Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë në Greqi.
Mitsotakis u shpreh se, “Termi qytetar është i gjinisë mashkullore, por demokracia, Greqia dhe progresi janë gjini femërore. Dhe ky fakt na fton të bëjmë një hap të madh. Vlerësoj se është momenti që vendi ynë të ketë në postin më të lartë një greke të denjë”.