Greqia ka shtyrë sërish hapjen e kufijve me Shqipërinë deri më 14 Qershor.
Masat ishin të në fuqi deri më 7 Qershor dhe shumë shpresonin se me rënine e rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë kjo do të ndryshonte.
Rregullat vijojnë të mbeten të njëjtat, që do të thotë se në vendin fqinj mund të shkojnë vetëm shtetasit grek dhe ata që disponojnë leje qëndrimi të rregullt.
Në doganat greke do të lejohen si më parë 400 persona nga Kakavija dhe 400 punonjës sezonalë nga Kapshtica, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e QafëBotës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.
g.kosovari