• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Greqia s’ka të drejtë të flasë për Belerin!”, Haxhiu: Ta ndërron emrin në kishë e legjislaturë

by A R
29/02/2024 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas analistit Baton Haxhiu, çështja e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri i përket vetëm drejtësisë. Këtë të Enjte në “Opinion” ai deklaroi se Greqia është vendi i fundit që duhet të mbajë një qëndrim për Belerin, pasi sipas tij është i vetmi shtet në botë që “nuk e regjistron asnjë minoritet  dhe ta ndërron emrin në kishë e legjislaturë”.

Për aq kohë sa SHBA dhe BE nuk po reagojnë për rastin, theksoi ai, procesi gjyqësor ndaj Belerit është i drejtë.

Baton Haxhiu: Po e quajmë montim, ok…E parëndësishme është për mua kjo. Meqënëse nuk kemi asnjë reagim të institucioneve të drejtësisë të të gjitha vendeve ndërkombëtare tregon se këta e respektojnë procesin gjyqësor.

Skerdjan Dhuli: Jo tregon se Beleri është kandidat i një personi non-grata dhe mos prit reagim nga amerikanët për aq kohë sa Beleri është kandidat i Berishës. Kaq e vërtetë është!

Baton Haxhiu: Nuk është e vërtetë! Krejt e fundit, desha të hyj tek ky projektimi politik grek. Realisht Shqipëria nuk është as e viteve ’90, as ’92, as ’95 e as ’97-ës. Në Ballkan, gjithmonë vende përreth krijojnë mundësinë  e vet për të dominuar te një vend tjetër, për të krijuar favore për veten dhe marrëdhënie të tjera me shtete që janë të fuqishme, për të ruajtur stabilitetin në rajon. Dhe këto gjëra unë i kam përjetuar…Përjetimi i konfliktit për të qenë i rëndësishëm, të gjitha vendet që janë shumicë dhe që pretendojnë ose kanë grupe etnike në një vend tjetër. Është fakt i kryer që Greqia për rastin “Beleri” e ka projekt politik për shumë arsye. Arsyeja e parë se Shqipëria ka një pozicion ndërkombëtar krejt ndryshe nga vitet ’90, faktorizimin maksimal, nuk po flas për këto samitet se këto janë mrekullia vetë për çdo shqiptar.

Se a mundemi ne ta kritikojmë Ramën ne? Sa të duash, por si shqiptarë unë nuk mendoj se kemi histori më të mirë se kjo që po ndodh me vendet e tjera ndërkombëtare. Unë nuk besoj që SHBA dhe BE do të rrinin anash dhe nuk do regjistrohej rasti “Beleri” si shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk ka ndodh në histori që kur janë shkelur të drejtat dhe liritë dhe të drejtat zgjedhore e të mos ketë reagim. Nuk ka ndodh! Me gjithë gabimin e burgosjes, unë mendoj që çështja “Beleri” është e drejtësisë dhe projektimi politik, qoftë nga dy parti të tjera për të krijuar fuqinë përmes një incidenti edhe lokal, edhe ndërkombëtar, nuk e ndihmon Shqipërinë. Jam i bindur! Dhe nuk besoj që as Greqia, sado le ta mbyllë historinë e integrimit, nuk do të ketë sukses më sepse  Greqia është vendi i fundit që mundet me fol për të drejtat dhe liritë e njeriut. Është i vetmi që nuk e regjistron asnjë minoritet në vendin e vet, dhe i vetmi që nuk të lë të regjistrohesh si i huaj dhe ta ndërron emrin në kishë e legjislaturë. Këtë e kam përjetim personal, analizë personale dhe hulumtim personal në Greqi. Greqia është vendi i fundit që mundet me fol për Belerin, unë duhet të flas, jo ata. Ata s’kanë të drejtë!

/a.r

Next Post
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kreshnik Spahiu: Sa më shumë konfliktohet Albini, aq më shumë fuqizohet Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In