Greqia ka shtyrë masat kufizuese ndaj COVID-19 duke përfshirë edhe kufijtë.
Referuar Skai.gr, edhe për 2 javë kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur, së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut, dhe do të lejohet të hyjnë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL.
Teksa përmendte këtë shtyrje mase, zv/ministri Nikos Hardalias nënkuptonte që dhe për 2 javë kufiri tokësor, detar dhe ajror Greqi-Shqipëri do të vijonte i mbyllur.
Ndërkohë sa i përket fluturimeve, edhe për kategoritë e caktuara të lejuara do të ketë kontrolle paraprake për gjendjen e tyre me apo pa COVID-19.
/a.r