Greqia këtë të mërkurë ka shpallur non grata 12 diplomatë rusë që po kryenin misionin e tyre diplomatik.
Mediat vendase bëjnë me dije se Ministria e Jashtme ka dëbuar nga vendi 12 anëtarë të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Federatës Ruse, të akredituar në Greqi.
Ndërkohë 14 jahte ruse janë bllokuar në Holandë dhe nuk lejohen që të largohen. Është agjencia e lajmeve ANP që transmeton këtë informacion.
Kujtojmë që të tjera jahte ruse janë shënjestruar si pjesë e sanksioneve që janë vendosur nga BE-ja, SHBA-ja dhe Britania.
Këto jahte u përkasin oligarkëve rusë, të cilët Perëndimi i konsideron si bashkëpunëtorë të Vladimir Putin.
Sanksionet janë vendosur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Që prej 24 Shkurtit, ndëshkimet e Perëndimit kanë ardhur duke u shtuar si një përpjekje për të ndaluar Rusinë që të vazhdojë agresionin ushtarak në Ukrainë.
/a.r