Greqia përfshihet sërish nga zjarre të frikshme. Një vatër e tillë ndodhet në Vilia.
Tashmë ndërhyrjet vijojnë në toka, ndërsa edhe banorë të zonës iu janë bashkuar forcave të shërbimeve zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të banuara.
Zjarret gjithashtu vijojnë të djegin sipërfaqe toke edhe në Atikë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, situata në Vilia mbetet mjaft e vështirë, ndërsa autoritetet dhanë urdhër për evakuimin e qytetarëve në Venizë.
Presidenti i Vilias, Costaas Makrynoris deklaroi se flakët janë 2 km larg nga Vilia, ndërsa kërkoi përforcim të zjarrfikësve.
Beteja më e madhe mbetet për Parkun Kombëtar, pasi autoritetet synojnë të shmangin përhapjen e zjarrit në këtë zonë, e cila mund të rezultonte shkatërruese.
/b.h