• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia, për herë të dytë, në grevë të përgjithshme

by A R
03/12/2015 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dytën herë brenda 20 ditëve Greqia paralizohet nga një grevë e re e përgjitshme 24-orëshe, e dyta kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Tsipras që kur ai ka ardhur në pushtet, në janar të këtij viti. Greva është organizuar nga Konfederata e Sektorit Publik ADEDY dhe atij privat GSEE, që kundërshtojnë projektligjin e ri të sigurimeve sociale që pritet të miratohet gjatë këtij muaji.

Në mitingjet e organizuara në vende të ndryshme të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të mëdha të vendit, mijëra pjesëmarrës ngrejnë zërin dhe protestojnë për reduktimin e mëtejshëm të pensioneve që pritet të sjellë ky ligj i imponuar edhe nga kreditorët e Greqisë për të kursyer nga subvencionet shtetërore më shumë se 1.8 miliardë euro.

Prej orës gjashtë të mëngjesit janë të mbyllura të gjitha shërbimet shtetërore: ministritë, zyrat e tatim-taksave, bashkitë dhe prefekturat, muzeumet, shkollat, farmacitë dhe bankat.

Spitalet funksionojnë me stafin e emergjencës, transporti publik ka ndërprerje shumëorëshe, anijet janë të ankoruara në porte, ndërsa edhe shumë fluturime të brendshme janë anuluar. Gazetarët kanë kryer grevën e tyre një ditë më parë, në mënyrë që të mbulojnë zhvillimet gjatë grevës, ndërsa në grevë marrin pjesë edhe juristët që kundërshtojnë reformat e reja për pensionet.

Projektligji për sigurimet shoqërore dhe skemat e pensioneve është i dyti i radhës që duhet të votojë parlamenti grek për të marrë këstet e mëtejshme të ndihmës ekonomike.  Por, ndërsa qeveria Tsipras ka tashmë vetëm 153 deputetë, 3 më shumë se shumica absolute, ka shumë ligjvënës që mbështesin koalicionin qeveritar, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për reduktimet e reja të pensioneve.

Të dielën e kaluar, kryeministri grek, në një mbledhje maratonë në prani të presidentit, ka kërkuar nga krerët e partive parlamentare mbështetjen e tyre në këtë moment kritik, por edhe një herë, si zakonisht në vitet e fundit, në Greqi është shfaqur përsëri patologjia e rëndë e sistemit politik të vendit që vetëm kritikon qeverinë dhe nuk ka asnjë propozim konkret për çështjet kryesore politiko-ekonomike që kërkojnë zgjidhje urgjente. / Top Channel

Next Post

Jose Mourinho sërish në La Liga?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

March 4, 2026
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

March 4, 2026
Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

March 4, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In