• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqia paketë të posaçme për rritjen e çmimeve/ Çek 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta

by
09/03/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masa për parandalimin e rritjes së çmimeve në Greqi. Paketë speciale për përballimin e shtrenjtësisë ka shpallur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Këshillin e Ministrave të ditës së sotme.

Greqia gjithashtu është përfshirë në valën e shtrenjtimit, ndërsa shokuese është kostoja e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për konsumatorët, si familjet ashtu dhe bizneset greke.

Brenda 24 orëve çmimi i energjisë elektrike është rritur me 52%, duke shënuar 426.90 euro për megavatorë në 8 mars, një çmim dhe rritje që përbën rekord historik. Nga shtatori 2021 korrenti në Greqi është 213% më i shtrenjtë (kushtonte 136.39 euro për megavatorë). Njësoj janë rritur çmimet në gazin natyror dhe në lëndët djegëse, sot benzina kushton 2.20 euro/litër, ndërsa në fundjavë do të arrijë 2.50 euro/litër.

Në mbledhjen e sotme, kryeministri Mitsotakis është referuar në zhvillimet ndërkombëtare që po ndikojnë në mënyrë dramatike në sfidat kombëtare të çdo vendi europian, duke bërë situatën vazhdimisht më komplekse, ndërsa ka sugjeruar se “zgjidhjet mund të gjenden, nëse ato janë të guximshme dhe të koordinuara saktë”.

Në këtë kuadër, Mitsotakis ka theksuar rëndësinë e masave të karakterit emergjent dhe të veprimit të menjëhershëm, konkretisht themelimin e një Fondi të Posaçëm për të absorbuar rritjen e energjisë, si një segment e planit europian për shkëputjen e vendeve anëtare nga vartësia e naftës dhe gazit rus, çfarë do të diskutohen në Samitin e Jashtëzakonshëm të KE në Paris ditën e nesërme.

Mitsotakis ka theksuar se “propozimi ynë ka një synim specifik dhe realist, dhe ai është shkëputja e ecurisë së luftës nga rritja e çmimeve dhe ndalimi i reaksionit të dy krizave”.

Brenda 10 ditëve paketa për familjen dhe biznesin grek
Kryeministri grek ka ritheksuar sot angazhimin e qeverisë se “mbështetja ekonomike për bizneset, familjet dhe fermerët do të vazhdojë për sa kohë të vazhdojë kriza energjetike”.

Mitsotakis bëri të ditur se në 10 ditët e ardhshme qeveria do të jetë në gjendje të shpallë dhe të startojë “një program të plotë mbështetjeje shtesë, duke shfrytëzuar burimet kombëtare dhe evropiane”.

Çek 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta, Javën e Pashkëve
Javën e Madhe të Pashkëve pritet të shpërndahet dhe çeku special i asistencës ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta, kryesisht pensionistë, përfitues të programit special të asistencës ekonomike, të papunët mbi 1 vit dhe pa asistencë papunësie si dhe një kategori me nivel të kufizuar të ardhurash vjetore.

Për këtë program special të shpallur paralelisht me fillimin e luftës në Ukrainë është shprehur gjerë sot edhe ministri i Zhvillimit, Adonis Georgiadis.

“Do të përfitojnë të gjithë sa kanë të ardhura të ulëta. Këto vite të krizës ekonomike shkaktuar fillimisht nga Covid-19 e tashmë nga lufta në Ukrainë, kemi qenë pranë qytetarëve me paketa të ndryshme, shpresojmë të përfundojë sa më shpejt lufta e të rikthehemi në normalitet. Kriteret përfundimtare dhe shumat e posaçme do të deklarohen nga kompetentët e ministrisë së Ekonomisë ditët e ardhshme”.

Aplikimet për çekun special priten të kryhen javën e fundit të Marsit deri në fillim të Prillit ndërsa shumat do të shpërndahen Javën e Madhe të Pashkëve, sipas të dhënave të deritanishme.

/b.h

Next Post
Misteri i superjahtit 700 mln $ në brigjet e toskanës/ A është kjo anija sekrete e Putinit me masa ekstreme të privatësisë?

Misteri i superjahtit 700 mln $ në brigjet e toskanës/ A është kjo anija sekrete e Putinit me masa ekstreme të privatësisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In