• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia ‘njeh’ Kosovën përmes futbollit/ Kupa e Pavarësisë bashkon tri shtete për 14-vjetorin

by Java News
18/02/2022 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Kupa e Pavarësisë”, që u organizua nga Liga e Veteranëve të Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë turne, që u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ndryshe nga herët e tjera, përveç përfaqësueses së veteranëve të Shqipërisë dhe veteranëve e Kombëtares së Kosovës, merrte pjesë edhe një seleksion me ish-lojtarë të Greqisë.

Në nisje të turneut, presidenti i FFK-së, Agim Ademi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti miqtë nga Greqia, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë ditë festive për Kosovën, teksa u zotua se aktivitete të tilla miqësore do të zhvillohen edhe në të ardhmen ndërmjet tri shteteve.

Sakaq, në ceremoninë e hapjes, të pranishmit i përshëndetën edhe Braimi Stavroula, perfekte e zonës jugore të Greqisë, nënkryetari i bashkisë së Igumenicës, Michalis Gkikas, ish-futbollistët e njohur Sulejman Mema dhe Vasil Ruci në emër të FSHF-së, perfekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe ai i Kukësit, Zenel Kuçana.

Stavroula e Gkikas theksuan faktin se sporti i bashkon popujt dhe se ishin të nderuar që në këtë ditë kaq të rëndësishme për Kosovën ishin pjesë e këtij eventi. Po ashtu, në Kampin Nacional u mboll një fidan ulliri, i sjellë enkas nga miqtë grekë, për të simbolizuar miqësinë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet popujve tanë.

Në këtë turneu u zhvilluan tri ndeshje, teksa në sfidën hapëse Shqipëria u përball me Greqinë, me kuqezinjtë që fituan me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Gjergji Iliadhi dhe Armend Dallku. Në duelin e dytë, Kosova mundi Shqipërinë me rezultatin 4-0, me gola të realizuar nga Muhamet Dragusha, Enis Fetahu, Sherif Topalli dhe Arben Zeqiri.

Veteranët e Kosovës triumfuan edhe në ndeshjen kundër Greqisë, duke fituar me rezultat 2-0, me golat e Sherif Topallit dhe Tahir Ademit e duke u shpallur fitues e triangolares. Në fund, presidenti i FFK-së, Agim Ademi i dorëzoi skuadrës së veteranëve të Kosovës trofeun “Kupa e Pavarësisë”.

Next Post
Dëshmon administratori i Inceneratorit të Fierit/ Ja njohjet me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan

Dëshmon administratori i Inceneratorit të Fierit/ Ja njohjet me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

January 22, 2026
Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

January 22, 2026
Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

January 22, 2026
Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In