• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia ndryshon ligjin, procedurat e reja për nënshtetësinë

by A R
12/02/2017 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së shpejti priten ndryshime në dispozitat për marrjen e nënshtetësisë greke.

Madje, amendamenti përkatës është shqyrtuar këtë javë në komisionin përkatës parlamentar, ku pati edhe një përplasje midis anëtarëve nga SYRIZA dhe partisë ANEL të Panos Kammenos.

Një nga pikat e amendamentit lidhet me kalimin e kompetencave për dhënien e nënshtetësisë, nga ministria e Politikës së Emigracionit, në ministrinë e brendshme. Ky shërbim si dhe tri komisionet e natyralizimit (politografisi), do të kalojë në vartësi të sekretariatit të përgjithshëm të zgjedhjeve.

Në kuadër të transferimit të kompetencave, ministria e brendshme do të fillojë thjeshtëzimin e procedurës për marrjen e nënshtetësisë greke. Kështu bën të ditur radio Athina 9,84, që shton se të drejtën për të përfituar nënshtetësinë do ta kenë edhe emigrantët që jetojnë u punojnë ligjërisht në Greqi për një periudhë prej të paktën 7 vjetësh.

Radio Athina vë në dukje se ligji që kishte hartuar presidenti aktual i republikës greke, Prokopis Pavlopulos dhe e evoluoi më tej Janis Ragusis në 2010, për këtë kategori parashikohej një qëndrim e punësim dhjetëvjeçar. Më tej, ligji parashikon që fëmijtë e emigrantëve, nëse lindin në Greqi, marrin automatikisht nënshtetësinë greke. Në të kundërt, e marrin nënshtetësinë pasi të kenë kryer gjashtë vjet të sistemit arsimor grek, vë në dukje Radio Athina, raporton “Panorama”.

Provimi i gjuhës greke

Sipas burimeve të cituara nga radio, ndryshimet e para në procesin e nënshtetësisë lidhen me provimet e gjuhës greke (glosomathia), që emigrantët japin para komisioneve të Natyralizimit. Qëllimi i ministrisë është që këto provime të bëhen më të thjeshta, pasi deri tani, shumë prej emigrantëve janë ankuar për lëndën që duhet të kenë lexuar me qëllim që të kalojnë provimin. Më tej, ministria synon që provimet të bëhen më shpesh, kështu që kandidatët mos të presin me muaj e vite që të caktohen datat e provimeve.

Sipas rregullave të tanishme, kandidatët për marrjen e nënshtetësisë greke duhet të kenë njohuri mbi historinë dhe gjeografinë e Greqisë, ndërsa lënda që jepet provim ofrohet falas përmes faqes së internetit të ministrisë së brendshme (www.ypes.gr).

Athina 9,84 shton më tej se objektivi i ministrisë së brendshme është që brenda këtij viti të ketë finalizuar dhe votuar gjithë ndryshimet në legjislacionin për marrjen e nënshtetësisë greke.

Në të njëjtën kohë, do të shqyrtohen edhe ndryshime në procedurën e lejeve të qëndrimit./b.d

Next Post
Paralajmërimi i Sanders: Trump do i shndërrojë SHBA-të në shtet autoritar

Paralajmërimi i Sanders: Trump do i shndërrojë SHBA-të në shtet autoritar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In