• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia ka nisur dhënien e lejeve biometrike për emigrantët, ja dokumentet që duhen

by Java News
26/03/2017 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka veçse pak javë që në Greqi ka filluar proçesi i pajisjes së emigrantëve me leje qëndrimi biometrike. Emigrantët shqiptarë duken më të familjarizuar me këtë tip të ri të lejeve, të cilat janë të ngjashme me letërnjoftimet që ata kanë marrë në atdheun e tyre.

“Që nga 23 shkurti i këtij viti nuk dalin më lejet e tipit të vjetër, stikerat siç i quanim, dhe që ngjiteshin në një faqe të pasaportës. Tash e tutje të gjithë lejet e qëndrimit kanë trajtën e një karte krediti, që përmban të dhëna biometrike të dixhitalizuara: Shenjat e gishtrinjve dhe fotografinë e poseduesit, si dhe një mikroçip, i cili mund të lokalizojë në çdo moment se ku ndodhet leja” thotë Ilias Hronopoulos, drejtor i Drejtorisë së Shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigrantëve, Athinë.

Në fakt, pajisja e emigrantëve me leje biometrike, është një detyrim komunitar, që Greqia duhej ta kishte përmbushur që në vitin 2011.

Ministri i Emigracionit, ka thënë se kjo po bëhet për të modernizuar sistemin dhe përshpejtuar proçedurat, si dhe për të luftuar rastet e falsifikimeve.

Ilias Hronopoulos: Ky është një sistem i avancuar sigurie për hapësirën Shengen, që duhej të ishte zbatuar shumë vite më parë. Është një udhëzim i Komisionit Europian që nga viti 2004, që u pasurua në 2008, u votua nga parlamenti në Greqi në 2011 dhe u realizua në 2017-n… Unë nuk jam në gjendje t’ju jap një përgjigje mbi arsyet e kësaj vonese. Por duket se administrata greke tregoi se nuk e kishte në prioritetet e veta.

Në momentin që paraqiten për të aplikuar për lejen biometrike, emigrantët duhet të sjellin me vete mandat pagesën e një shume prej 16 eurosh për çdo leje biometrike. Pastaj ata kalojnë në dhomën e marrjes së shenjave të gishtrinjve dhe të hedhjes së firmës.

Fatos Malaj, ndërmjetës kulturor në këtë Drejtori, thotë se nuk mungojnë edhe problemet.

Ilias Hronopoulos: Emigranti duhet të sjellë 4 fotografi me format pasaporte, me përmasa të caktuara, 4 x 6 cm, ku supozohet që fotografët e dinë shumë mirë se si duhet të jenë këto fotografi. Për shembull, sfondi duhet të jetë i bardhë, por nuk lejohet që të jetë edhe veshja e bardhë. Nuk mund të vështrosh lart, apo anash. Nëse mban syze, duhet që t’i heqësh. Pra, ka disa standarte të caktuara dhe njerëzit duhet të bëjnë kujdes e mos t’i hedhin kot paratë.

Me lejet e qëndrimit biometrike, do të pajisen gjithë emigrantët gjatë rinovimit apo marrjes së lejes fillestare.

Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.

Ilias Hronopoulos: Sigurisht, lejet që kanë dalë deri më tani nuk shfuqizohen. Vazhdojnë të kenë vlefshmëri, deri sa të skadojnë. Gjithashtu, lejet pa afat, sapo të ndërrohet pasaporta, apo në rast se humbet pasaporta, emigrantët mund të vijnë dhe të rimarrin lejen, tashmë në trajtën e re, biometrike. Të vetmit që lejohen ta ndryshojnë lejen para skadimit, janë ata që kanë leje të rezidentit afatgjatë, ose leje europiane, siç i themi, dhe që duan të udhëtojnë në zonën Shengen.

Sa u përket afateve, me proçedurën e re marrin fund një herë e mirë zvarritjet dhe telashet e mëparshme të emigrantëve, që mund të prisnin deri dhe me vite për të marrë në dorë lejen e qëndrimit në Greqi.

Sipas drejtorit të shërbimit të emigrantëve të Athinës, që nga momenti që vendimi futet në sistem, kalojnë maksimumi 5 ditë dhe leja biometrike e qëndrimit mbërrin në duart e emigrantit.

a.ç

Next Post
Filmat shqiptarë të famshëm në Kinë, Mediat: Nostalgji e Revolucionit Kulturor

Filmat shqiptarë të famshëm në Kinë, Mediat: Nostalgji e Revolucionit Kulturor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com