• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqia gati të dalë nga “Plani i Shpëtimit”, por rreziqet mbeten të larta

by Java News
17/08/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një krize ekonomike 9-vjeçare, që i zvogëloi ekonominë me 1/4-tën dhe e detyroi të zbatojë një sërë masash shtrënguese, Greqia është gati të dalë nga plani i tre paketave të shpëtimit, më 20 Gusht. Kriza ka provuar të ketë qenë thellësisht traumatike për grekët, që zëvendësuan me entuziazëm dhrahminë për euron në vitin 2001.

Miratimi i monedhës së përbashkët filloi me një epokë të kredisë së lirë, që financonte me mburrje konsumin privat dhe shpenzimet publike dërguan buxhetin e Greqisë në deficit. Qëkur kriza e borxhit shpërtheu në fillim të vitit 2010, katër qeveri të njëpasnjëshme kanë luftuar për t’a shpëtuar vendin nga falimentimi, duke u mbështetur në shpëtimin më të madh në historinë ekonomike, me më shumë se 260 miliardë euro të huazuara nga partnerët e zonës euro dhe FMN-ja.

Athina tani sheh një kthim në normalitet dhe është gati të rimarrë sovranitetin e saj ekonomik, por problemet kanë mbetur ende, me bankat që janë mbytur dëshpërimisht nga portofolët e mëdhenj të huave të këqija dhe borxhi publik i Greqisë është ende më i larti në eurozonë, sa 180 përqind e prodhimit kombëtar.

Por drita ka filluar të duket në fund të tunelit. Ekonomia, e cila u zvogëlua për 26 për qind në vitet e krizës, ka filluar të rritet, turizmi po lulëzon dhe papunësia po ulet ngadalë, pasi aktualisht është në 19.5 për qind, nga kulmi qëë arriti pothuajse 28 për qind.

“Nëse ka një leksion që kemi marrë nga kriza është se në çdo rrethanë duhet të përpiqemi të mbrojmë stabilitetin makroekonomik”, tha Panos Tsakloglou, kryeekonomist i qeverisë së mëparshme të koalicionit.

“Politikat populiste që mund të fitojnë disa vota sot dhe që kanë efekte katastrofike disa vite më vonë, duhet të shmangen me çdo kusht. Përndryshe, herët a vonë do të përfundojmë në situatën në të cilën ndodhemi”, tha ai.

Pavarësisht se për të pestin 3-mujor me radhë ekonomia greke ka shënuar rritje, kjo nuk është aspak një e dhënë optimiste sipas FMN-së, që thotë se “rritja rrethohet nga rreziqe të brendshme dhe të jashtme”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se qëndrueshmeria afatgjatë mbetet e pasigurt, ndaj është e nevojshme që të rishikohet në mënyrë reale, parashikimi për rritjen ekonomike.

“Unë nuk shoh një arsye për ngazëllim në lidhje me daljen tonë nga memorandumi (shpëtimi) sepse … mund të dalësh nga tava, në zjarr”, tha Thanos Veremis, profesor në Universitetin e Athinës.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Babai në ditët e fundit të jetës, merr pjesë në dasmën e vajzës së tij

FOTOT/ Babai në ditët e fundit të jetës, merr pjesë në dasmën e vajzës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In