• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia akuzon vendet e rajonit (Shqipërinë) për ksenofobizëm ndaj refugjatëve

by Java News
14/03/2016 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë.

“Disa vende kane qeveri që ngjan se veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre, mjaft nga ato vende që dërguan disa dhjetra mijë emigrantë në Greqi para 25 vjetësh. Por tani këto vende nuk duan të pranojnë refugjatë sirianë nga Greqia. Për mendimin tim personal, ky është një turp!”, ka deklaruar pjesëtari i qeverisë greke për gazetën Financial Times.

alternant_2016_03_14_1010_1457947108

Megjithëse nuk flet me emra të përveçëm, ministri grek duket se aludon për Shqipërinë dhe Bullgarinë, dy vende prej nga, në fillim të viteve 1990, vërshuan në Greqi mijëra emigrantë ekonomikë.Ministri alternat i mbrojtjes ka parashikuar se një pjesë e mirë e refugjatëve që ndodhen aktualisht të bllokuar në Greqi, do të qëndrojnë aty për të paktën dy vjet. Madje shumë prej tyre mund të qëndrojnë përgjithmonë në Greqi.

Për mediat greke, janë domethënëse fjalët e një prindi sirian, i cili po qëndron në idomeni që prej 22 ditësh: “Na lini të kthehemi në Siri, do të vdesim më shpejt aty”, thotë refugjati me lotë në sy.

Next Post

Eskplozivi në garazh, policia heton ndërtuesin e pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In