Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku ka humbur jetën tragjikisht një i ri shqiptar. Ngjarja ndodhi të shtunën, në Eordea, Kozani. “Zogla” shkruan se 22-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një rrufe teksa kulloste bagëtitë. Mësohet se trupi i pajetë i të riut u gjet nga një tjetër shqiptar. Ndërkohë, nga rrufeja pak orë më vonë humbi jetën edhe një shtetas grek.
ma.me