Një shqiptar 65-vjeçar është gjetur i plagosur rënë në kokë dhe në gjoks, mbrëmjen e djeshme në Artemida, Greqi.
Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediet fqinje është gjetur i plagosur dhe i larë në gjak nga fqinjët e tij, në oborrin e shtëpisë. Ishin ata që më pas menjëherë njoftuan autoritetet policore.
Ekipi i DIAS dhe një ambulancë mburritën në vendngjarje dhe morën shqiptarin e plagosur, duke e transportuar në spital.
Por për fat të keq shqiptari nuk i bëri dot ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë sapo shkoi në spital.
Dyshimet paraprake të policisë greke janë se në këtë rast kanë të bëjnë me një vrasje me qëllim grabitjen e banesës së viktimës.
g.kosovari