• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqi, theri gruan në sy të fëmijëve, shqiptarin e braktis avokati i tij (i njëjti që mbron Escobarin e Drogës)

by Java News
24/02/2017 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filloi në Selanik gjyqi ndaj shtetasit shqiptar James Klodi Lesi, i cili një vit më parë vrau bashkëshorten e tij greke dhe më pas për 18 ditë rrëmbeu një prej djemve të tij të mitur për t’iu fshehur organeve të policisë.

35-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, përdorim arme si dhe për vënie në rrezik të jetës së një të mituri.

Por pa filluar mirë, gjyqi ndaj 35-vjeçarit shqiptar është ndërprerë pasi avokati i tij mbrojtës, Aleksis Kujas, i njohur edhe në Shqipëri pasi ka në dorë çështjen e Klement Balilit, ka kërkuar shtyrjen e gjyqit për arsye pune dhe më pas, kur kërkesa nuk është pranuar ka dhënë dorëheqjen.

Pas këtij zhvillimi, gjykata i ka caktuar të pandehurit një avokat të ri, ndërsa gjyqi do të rifillojë më datë 2 mars. Vrasja barbare e kryer nga Lesi në janarin e vitit 2016 tronditi Greqinë dhe ishte në fokus të mediave greke për shumë ditë.

Ajo ndodhi në fshatin Ormilia të Halidhikisë, 100 km në lindje të Selanikut. 35-vjeçari shqiptar, që ishte divorcuar tre muajt e fundit nga bashkëshortja e tij greke dhe kishte pasur konflikte me të për ndarjen, hyri në shtëpinë ku banonte viktima dhe dy djemtë e tyre, të moshës 4.5 deri në 6.5 vjet dhe e vrau atë para syve të tyre, duke e goditur disa herë me thikë. Autori, pasi mori vetëm një prej fëmijëve, u zhduk për tre javë derisa u gjet nga policia greke.tch/a.k

Next Post
Më në fund Ranieri reagon pas shkarkimit nga Leicester: Vdiq ëndrra ime!

Më në fund Ranieri reagon pas shkarkimit nga Leicester: Vdiq ëndrra ime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In