• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqi/ Skandali “Novartis”, komision hetimor parlamentar për politikanët e përfshirë

by Java News
10/02/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria greke ka vendosur të ngrejë një komision hetimor parlamentar rreth dyshimeve se politikanët grekë janë përfshirë në skandalin “Novartis”, duke marrë ryshfete nga prodhuesi zviceran i ilaceve.

Të hënën, do të jetë vetë kryeministri Alexis Tsipras që do të kërkojë publikisht ngritjen e një komiteti parlamentar, teksa një zyrtar i qeverisë tha për Kathimerinin, se provat e deritanishme janë të pamjaftueshme për të ngritur akuza.

Partia konservatore e “Demokracia së Re” tha se do të mbështeste një hetim parlamentar, por “pa dëshmitarë nën maska”, duke iu referuar dëshmitarëve të mbrojtur nga prokuroria mbi të cilët është ngritur dyshimi rreth 10 politikanëve të përfshirë në skandal.

Lidhur me ta, komisioneri Europian për Migracionin, Dimitris Avramopulos e cilësoi fshehjen e tyre si “komplot” dhe “shpifje” duke paralajmëruar se do t’i kërkonte Gjykatës Supreme t’u heqë statusin e mbrojtjes këtyre dëshmitarëve dhe të zbulojë identitetin e tyre.

Avramopulos kontestoi ligjshmërinë e deklaratave të dëshmitarëve.

Por kryeprokurori i deparatamentit kundër korrupsionit, Eleni Touloupaki, si dhe prokurorët Christos Dzouras dhe Stelios Manolis, thanë në një deklaratë e përbashkët se dëshmitarët ishin vendosur nën status të mbrojtur në përputhje të plotë me ligjin.

Ata gjithashtu mohuan njoftimet se ata morën pjesë në një takim me zyrtarë qeveritarë për rastin Novartis.

2 ish-kryeministra dhe 8 ish- ministra dyshohet se janë përfshirë në një aferë korruptive për ndryshimin e çmimeve të medikamenteve të firmës zviceriane Novartis.

Lista me emrat që dyshohet se janë përfshirë është dërguar nga Prokuroria e Korrupsionit.

Hetimi është përqëndruar për periudhën 2006-2015, teksa dyshohet se abuzimi i ka shkaktuar shteti grekë një dëm prej 2 miliardë euro.

Next Post
LISTA/ Ministria e Arsimit pezullon mësimin në 27 shkolla

Vonesat e pagave/ Ministrja Nikolla: Ndjesë pedagogëve! Ja cili ishte shkaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

January 22, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

January 22, 2026
Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

January 22, 2026
“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

The Guardian: Merr fund kriza për Groenlandën! Trump “e shiti” si fitore marrëveshjen e kufizuar…

January 22, 2026
Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

January 22, 2026
“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In