• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqi, shtypi: Droga e kapur është e Klement Balilit

by Java News
21/10/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sasi e madhe e drogës e kapur dje në Athinë, që vinte nga Shqipëria e për të cilën u prangosën 6 persona dyshohet se i përket Klement Balilit, i etiketuari si Eskobari i Ballkanit.
Kështu shkruajnë sot mediat greke duke dhënë detaje rreth operacionit të djeshëm finalizuar me sekuestrimin e më shumë se 1 ton marijuane në Afidnes, në periferi të Athinës.

Sipas medias greke, Klement Balili është ende i lirë, edhe pse ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke, si menaxheri dhe financuesi i rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës në Evropën Qendrore nëpërmjet Greqisë.

Dje, media greke shkruante se 6 persona përfunduan në pranga, disa prej tyre shqiptarë. Në orët e mbrëmjes është bërë me dije se aksioni ishte në vazhdim, pasi policia po kryente kontrolle banesash e automjetesh.

Marijuana e sekuestruar mësohet se vinte nga Shqipëria dhe do të transportohej në Europën Veriore. Aksioni i forcave të policisë greke kishte nisur prej disa ditësh, duke vënë në survejim një kamion të dyshimtë. Pasditen e së enjtes, agjentët ndoqën kamionin, i cili hyri në një magazinë në periferi të kryeqytetit grek.

Menjëherë nisi operacioni që mundësoi arrestimin në flagrancë të trafikantëve. Bëhet me dije se mes të dyshuarve është edhe një baron grek, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Autoritetet greke njoftojnë se do të dalin të premten me një komunikatë për shtyp, për detaje të mëtejshme dhe për këtë arsye ditën e djeshme nuk janë dhënë shumë detaje për aksionin apo edhe emrat e personave të arrestuar.
Panorama/d.i.

Next Post
Shkodër/ Plagoset me pushkë sportive 75-vjeçari, nuk dihen motivet

Shkodër/ Plagosën 78-vjeçarin pas konfliktit banal, 3 në pranga dhe 1 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i Kushtetueses për rregulloren e Kuvendit, reagon Balla

Vendimi i Kushtetueses për rregulloren e Kuvendit, reagon Balla

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

February 23, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

February 23, 2026
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In