Përdorimi i emrit Maqedoni si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka nxjerrë në protesta qindra mijëra shtetas helenë që nuk janë dakord.
Organizatorët e cilësojnë këtë si manifestimi më i madh i 20 viteve të fundit. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra autobusë vërshuan drejt kryeqytetit Athinë, të mbushur me protestues, por dhjetëra të tjerë mbërritën edhe në trenat dhe tragetet nga Pireu.
5000 forca policore do të kujdesen për mbarëvajtjen e protestës dhe shmangien e incidenteve. Në një kohë kur forcat politike në vend, sikurse edhe sinodi i kishës, kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, grupet anarkiste që janë kundër këtij manifestimi kanë kërcënuar me gjakderdhje.
a.ç