• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqi/ Projektligji i ri: Emigrantët shqiptarë me qëndrim prej 30 vitesh, do marrin pension të plotë. Syriza: Uleni në 20 vite

by Java News
22/03/2022 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti grek ka diskutuar projektligjin e ri që lehtëson dhënien e pensionit të plotë për emigrantët shqiptarë. “Qeveria është zotuar se në prag të zgjedhjeve se do të përmbushet kërkesa e emigrantëve nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për dhënien e pensionit të plotë kombëtar ”, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë.

Ndërkaq, drejtuesi i zyrës së Sigurimeve Shoqërore, Panagiotis Tsakloglou u shpreh se pavarësisht krizës dhe kufizimeve buxhetore, “qeveria ka zgjedhur të dëgjojë emigrantët dhe me këtë projektligj të plotësojë kërkesat e tyre dhe të korrigjojë një padrejtësi”.

Çfarë ndryshon në dhënien e pensionit kombëtar për emigrantët shqiptarë?

Deri më tani, pensioni kombëtar për emigrantët nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik kushtëzohej me qëndrimin e tyre në Greqi prej 40 vitesh.

“Megjithatë, kriteri i vendbanimit rezultoi objektivisht i pamundur për të plotësuar dhënien e masës së plotë të pensionit kombëtar për bashkëqytetarët tanë (emigrantët që kanë marrë shtetësi greke), pasi kufijtë e vendeve të tyre të rezidencës u hapën në vitin 1990, në rastin më të mirë”, theksoi Tsakloglou, shkruajnë mediat greke. 

Ai shpjegoi më tej  se “me dispozitën e propozuar, e cila është e vlefshme nga data 1 janar e këtij viti dhe për një periudhë kalimtare 10-vjeçare, e cila skadon në vitin 2032, kërkesa është 30 në vend të 40 viteve të qëndrimit, në mënyrë që emigrantët të marrin një pension të plotë kombëtar. Më pas, ky kufi rregullohet gradualisht çdo vit”

Sipas autoriteteve greke pensioni llogaritej në raport me sa vite qëndrimi kishin mbetur prej 40 viteve që ishte kriteri kryesor. Ky hark kohor tashmë është ulur.

Përfaqësuesit e emigrantëve kërkuan një pension të plotë kombëtar ku kriteri i viteve të ulej në 20 vite të qëndrimit të ligjshëm në Greqi, dhe jo 30 saç është përcaktuar në projektligj.  SYRIZA ka kërkuar pagesën e pensionit kombëtar për emigrantët nga Shqipëria dhe ish-Bashkimit Sovjetik që kanë 15 vite qëndrim të përhershëm dhe dhënien e një pagese të plotë për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria.

“Qeveria, pavarësisht premtimeve të zotit Mitsotakis, me nenin 60 të projektligjit të Ministrisë së Brendshme parashikon se do të kërkohen 30 vjet qëndrim që emigrantët nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik të marrin pension të plotë. Kjo është një marrëveshje joadekuate që erdhi shumë vonë. Gjithashtu, qeveria Mitsotakis është përgjegjëse sepse nuk zbaton për 32 muaj dispozitën e qeverisë SYRIZA të vitit 2019, e cila parashikon kthimin e plotë të kompensimit për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria”, thanë deputetët Mariliza Xenogiannakopoulou dhe Kosdas Zodrias.

Kryetarja e posaçme e Lëvizjes për Ndryshim, Evangelia Liakouli, ka theksuar se pensioni kombëtar i mërgimtarëve nuk duhet shkurtuar, “pasi është e qartë se ardhja në Greqi pas vitit 1992 dhe marrja e kartës së mërgimit në 1998, nuk mund të kushtëzohen me 40 vitet të qëndrimit në Greqi para vitit 2038”.

Lëvizja për Ndryshim ka paraqitur edhe një amendament për “heqjen e uljes së Pensionit Kombëtar të emigrantëve nga Shqipëria./m.j

Next Post
Putin karshillëk Evropës, fton Lukashenkos në Moskë

Alarmi nga SHBA dhe NATO: Bjellorusia po përgatitet, shumë shpejt mund t'i bashkohet Rusisë në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In