GREQI
Dy të rinj shqiparë janë arrestuar si autorë të një grabitjeje në banesën e një të moshuari në Halkidiki të Greqisë.
Njëri 23-vjeç dhe tjetri 26-vjeç, dy të rinjtë në bashkëpunim grabitën e banesën e 76-vjeçarit duke hyrë nga dritarja ose dera e pasiguruar.
Ata gjithashtu dhunuan të moshuarin i cili ka denoncuar se shqiptarët i kanë marrë 1 mijë e 340 euro.
Disa orë më vonë shqiptarët u kapën dhe tashmë duhet të përballen me drejtësinë greke. BW