Autoritetet greke vijojnë operacionet në terren për gjetjen e personave të zhdukur pas katastrofës nga zjarret.
Ndërkohë, paralelisht po vijohet me identifikimin e viktimave të rikuperuar në terren.
Por, disa prej tyre nuk do të mund të identifikohen kurrë. Lajmi i dhimbshëm u dha nga kreu i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Gjeneral Major Penelope Miniatis në një intervistë me ACTA.
Ai tha se disa prej trupave janë djegur në atë masë sa është e pamundur të identifikohen.
“Disa prej viktimave janë shkrumbuar”, tha ai dhe kjo e bën të pamundur identifikimin edhe përmes ADN-së./a.m.