• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligji i ri emigracionit, më shumë lehtësi për shqiptarët në Greqi

by A R
21/10/2015 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Greqi do të fillojë sot të zbatohet ligji i ri i emigracionit, i cili ka disa dispozita të përmirësurara të ligjit ekzistues. Pjesa e parë e ligjit, që ka të bëjë me dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ka disa javë që ka filluar të zbatohet.

 

Ndërsa tani fillon edhe vënia në zbatim e disa dispozitave, që kanë të bëjnë me kategori të ndryshme emigrantësh, të cilët edhe pse kanë vite në Greqi nuk janë të ligjshëm, ose kanë humbur statusin e emigrantit legal për shkak të krizës ekonomike, që ka sjellë pasojë humbjen e vendit të punës, pra edhe të sigurimeve sociale të nevojshme, kusht për rinovimin e lejes së qëndrimit.

 

Ndryshimet e rëndësishme që janë bërë, u japin mundësinë mijëra emigrantëve të aplikojnë për marrjen e drejtpërdrejtë të vërtetimit blu, një dokument që u jep atyre të drejtën e qëndrimit, të punës dhe të lëvizjes së lirë drejt Shqipërisë.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë në zyrat përkatëse të emigracionit pranë periferive, të gjithë ata, që gjatë 10 viteve të fundit kanë pasur qëndrim të ligjshëm 5 vite. Në këtë afat kohor përfshihet edhe periudha, që leja e ndokujt mund të ketë skaduar.

 

Gjithashtu, nga ky ligj mund të përfitojnë për aplikim edhe nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi, të ndara apo të pamartuara.

 

Me përmirësimin e ligjit shmangen procedurat e gjata të bashkimit familjar, që kërkonin viza nga ambasadat apo konsullatat në Shqipëri. Në këto raste, mjafton që njëri nga bashkëshortët të ketë leje qëndrimi deri në 3 vite, ndërsa kërkohet edhe blerja e sigurimeve shoqërore në një ent privat apo shtetëror.

 

Përsa i përket kategorive kryesore të emigrantëve që mund të përfitojnë, aplikuesit duhet të paraqesin:

 

1- Fotokopje të pasaportës, qoftë edhe e skaduar,

 

2- Një leje qëndrimi, pavarësisht nga cili autoritet është dhënë, që ka skaduar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit para dorëzimit të aplikimit,

 

3- Taksë-pagesë (Paravolo) me vlerë 300 euro,

 

4- Dokumente që vërtetojnë qëndrimin në Greqi, pas skadimit të lejes deri në datën e aplikimit,

 

5- Librezë shëndeti e vlefshme, personale apo familjare, ose vërtetim për blerjen e sigurimeve sociale.

 

Për rastin e bashkimit familjar kërkohet:

 

– Formulari i aplikimit, dy fotografi, fotokopje e legalizuar e pasaportës së vlefshme, fotokopje e lejes së qëndrimit të personit që e ka në ngarkim me vlefshmëri të paktën dyvjeçare, certifikatë lindjeje në rast se ka fëmijë deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, dokumente që vërtetojnë se pas lindjes së fëmijëve ka qëndruar në Greqi, sigurime sociale dhe taksë-pagesë me vlerë që ndryshon në varësi të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit.

 

Hollësitë për të gjitha kategoritë janë publikuar në faqen e posaçme të internetit të Ministrisë së Brendshme greke, Drejtoria e Politikave për Emigracionin.

Top Channel

Next Post

Standard & Poor, pritshmëri pozitive për Shqipërinë në B/B

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In