Euclid Tsakalotos është emëruar Ministri i ri i Financave të Greqisë. Vendimi është marrë sot nga kryeministri grek Aleksis Tsipras, i cili zëvendësoi në këtë mënyrë ministrin e dorëhequr po ditën e sotme Varoufakis.
Siç bëhet e ditur edhe vetë Varoufaksi ka këshilluar kryeministrin Tsipras që Tsakalotos të jetë pasuesi i tij. Ky i fundit ka qenë kryenegociatori i Greqisë me kreditorët e huaj në lidhje me masat dhe kushtet e borxhit grek.