Policia greke ka arrestuar një shqiptar 29 vjeçar për trafikim të lëndëve narkotike në Selanik. Mësohet se menjëherë pas arrestimit të shqiptarit ende të paidentifikuar janë sekuestruar edhe 27 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar në një banesë në Nikopoli, ku janë sekuestruar edhe 4 pako me 27 kg e 246 gramë marijuanë. Ende nuk dihet nëse droga e kapur kishte si vend origjinë Shqipërinë. Kujtojmë që kohët e fundit janë shtuar edhe rastet e kapjes të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe arrestimit të shtetasve me kombësi shqiptare./a.meta