Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë për trafik droge.
Nga kontrolli i policisë në të dy objektet e dy shqiptarëve u gjetën dhe u sekuestruan: 1,630 gr heroinë, një peshore precizioni, një laptop, tre celularë, 2.245 euro dhe 13.700 lekë.
Nga marrja në pyetje e të arrestuarve rezultoi se drogën e kishte sjellë nga Shqipëria, më 12 tetor, 36 vjeçari. Me makinën e tij, që gjithashtu u sekuestrua.
Një tjetër shtetas shqiptar u arrestua po të mërkurën, në zonën e Kosturit. Në makinën e 26 vjeçarit u gjet një çantë, brenda së cilës ndodheshin 13 paketa kanabisi, me peshë të përgjithshme 13,26 kg.









