• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqi, 7 ushtarët shqiptarë rrezikojnë dënimin për shkak të kësaj fotoje, konsiderohet propagandë anti-greke

by Java News
23/01/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja ka ndodhur në një repart elitar të këmbësorisë së ushtrisë greke në Mesologji të Greqisë, ku 7 ushtarët e ushtrisë greke, por me origjinë shqiptare, janë fotografuar mbrëmjen e së premtes së kaluar dhe në vazhdim kanë publikuar foton e bërë  brenda ambienteve të repartit ushtarak duke bërë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqipes dy krenare.

Ngjarja e pazakontë ka shqetësuar së tepërmi krerët e ushtrisë greke, te cilët kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi, ndërsa komandanti i repartit dhe shefi i shtabit te forcave tokësore greke, rrezikojnë postet e tyre.

Sipas burimeve nga ministria e mbrojtjes, pak mbas publikimit të fotos në fjale, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke ka urdhëruar identifikimin dhe në vazhdim shoqërimin e ushtarëve të përfshirë në foton, që sipas autoriteteve greke konsiderohet jo vetëm skandaloze, por edhe një gjest i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Greqisë.

U deshën pak orë, që autoritetet helene të kenë emrat e 7 shqiptarëve me shtetësi greke të përfshirë në këtë incident.

Ata janë ndaluar dhe u morën në pyetje prej autoriteteve  ushtarake greke.

Janë kontrolluar edhe telefonat e tyre celulare, nëse janë fotografuar ambiente të repartit ose armatime të gjendura në të, si dhe telefonatat e tyre, nëse kanë komunikuar me persona të cilësuar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare greke.
Sipas një njoftimi të shtabit te përgjithshëm të ushtrisë, hetimet janë hapur për mënyrën e futjes se telefonit brenda ambienteve te repartit, si dhe për shkallën e përfshirjes së 7 kadetëve në propagandë anti-greke.

Mësohet se 7 kadetët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm.

Ata kanë marrë shtetësinë greke në saj të ligjit që ua mundëson këtë për shkak të përfundimit të studimeve në shkollat greke.

Fillimisht ata do të transferohen në zonat kufitare ku do të kryejnë pjesën e mbetur të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por mbas presionit të mediave greke dhe qarqeve ekstremiste vendase, nuk përjashtohet që atyre t’iu hiqet shtetësia, një veprim ky që nuk ka ndodhur asnjëherë për të njëjtat arsye deri tani.

Me interes pritet edhe kthimi nga SHBA ku ndodhej për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, i ministrit grek të mbrojtjes Panos Kamenos.

Ky i fundit njihet si përkrahës i linjës patriotike, shpesh herë e konsideruar si ekstremiste për mbrojtjen e identiteti helen në ushtri, ndaj dhe pritet që dënimet ndaj 7 kadeteve do të jenë shumë të ashpra.

Sipas burimeve, dënimet ndaj 7 ushtareve do të jenë edhe më të forta, edhe për të parandaluar çdo tentativë të imitimit në të ardhmen të gjesteve të ngjashme.tch/a.k

Next Post
FOTO+ VIDEO/ Protestojnë naftëtarët, Agim Myrdini ka hipur në majë të oxhakut, kërcënon me vetëvrasje

FOTO+ VIDEO/ Protestojnë naftëtarët, Agim Myrdini ka hipur në majë të oxhakut, kërcënon me vetëvrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Argumentet kryesore: Pse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK?

March 9, 2026
Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In