• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqi, 7 ushtarakëve turq u mohohet e drejta e azilit

by A R
11/10/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia ka refuzuar kërkesat e azilit për 7 nga 8 ushtarakët turq, të cilët u arratisën nga vendi i tyre pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan në korrik. Ushtarakët turq u larguan përmes një helikopteri dhe zbritën në qytetin verior grek, kufitar me Turqinë, atë të Alexandroupolis më 16 korrik, vetëm pak orë pasi grushti i shtetit i nisur nga një pjesë e vogël dhe e papërfillshme e ushtrisë turke po jepte shenjat e parë të dështimit.

Turqia i akuzon ata si të përfshirë në atë përpjekje kundër rendit kushtetues në vend, një akuzë që ushtarakët vet e mohojnë. Katër prej tyre u informuan këtë të martë se kërkesat e tyre për azil ishin refuzuar nga një bord shqyrtimi i shkallës së parë, duke iu bashkuar kështu edhe 3 të tjerëve që iu ishte refuzuar diçka e tillë më herët. Njëri prej tyre ka apeluar vendimin, ndërkohë që bordi i kërkesave të azilantëve ende nuk ka marrë një vendim për ushtarakun e tetë.

Në një deklaratë të publikuar nga gjykatësja e tyre, Stavroula Tomara, ushtarët thonë se vendimi është udhëhequr nga përfitime politike. Ajo shprehet gjithashtu se ata janë të frikësuar për jetët e tyre nëse rikthehen në Turqi.

“Kemi ardhur në Greqi për të shpëtuar jetët tona, jo për të qenë pengje të politikave të jashtme dhe marrëveshjeve dypalëshe. Ne nuk konsiderohemi terroristë as në vendin tonë madje”, thuhet në deklaratën e tyre.

Autoritetet greke kanë deklaruar më herët se ushtarët nuk kanë mundur t’u vënë në dispozicion atyre prova të mjaftueshme që do ta përjashtonte mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në puçin e korrikut.

Turqia ka kërkuar edhe formalisht ekstradimin e të 8 ushtarakëve, duke i përshkruar ata si “tradhtarë”, ndërkohë që Greqia ishte duke shqyrtuar aplikimet e tyre për azil politik. Ky vendim duket se nënvizon rastësisht edhe marrëdhëniet e tendosura mes Athinës dhe Ankarasë, të dy aleatë të NATO-s, për çështje që variojnë nga Qiproja, deri te të drejtat mbi hapësirën ajrore mbi Egje.

Tetë ushtarakët, 3 majorë, 3 kapitenë dhe dy kapterë, janë mbatur deri më tani në paraburgim deri në pritje të rezultatit të aplikimeve të tyre për azil.

ma.me

Next Post
Kardinali Ernest Troshani: Zoti e faltë atë që më arrestoi

Nderimi i Troshanit, Konferenca Ipeshkvore: Bekim pas vuajtjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In