• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Richard Grenell: Pse dhëndri i Donald Trump zgjodhi Shqipërinë

by Java News
18/03/2024 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori, njeheresh ish i derguari i SHBA per Ballkanin Perendimor, Richard Grenell,ka folur ne nje interviste ne “Syri.TV” se pse dhendri i Donald Trump, Jared Kushner, eshte interesuar per Shqiperine per te bere nje investim mbi 1 miliard dollarë në Sazan dhe Zvërnec.

Nga kush u josh dhëndërri i Donald Trump, nga Sazani apo nga Edi Rama?

Ja si përgjigjet Richard Grenell në ‘Çim Peka LIVE’ .

Çim Peka: Ju u shprehët se na joshi shumë ideja e brigjeve të virgjëra shqiptare, Sazani është ishull ka brigje të virgjëra, por çdo ishull ka brigje të tilla. Edhe Greqia ka ishuj pa fund. Pyetja ime është, ju joshi ju Sazani apo ju joshi kryeministri Rama për të investuar në Sazan.

Richard Grenell: Amerikanët kanë investuar prej kohësh në Greqi. Janë të shumë amerikanët që kanë investuar aty. Por ka ardhur kohë të gjejmë zona të reja. Njerëzit gjithnjë duan të dinë se çfarë të rejash ka, çfarë ka më mirë. Ne eksploruam të gjithë rajonin dhe investimin e njoftuam edhe në Serbi. Do të zhvillojmë plot projekte të reja, ky është vetëm fillimi. Ku duhet investuar në Shqipëri? Morëm kohë, bëmë kërkim, folëm me shumë persona dhe vendosëm për zonën më të mirë. Ne duam të ndërtojmë diçka moderne, për të cilën shqiptarët të ndihen krenarë. Mendojmë se do të jetë një xhevahir për të gjithë botë, jo vetëm për rajonin. Përgjigjja është se kemi folur me shumë njerëz, me shumë ekspertë, disa i sollëm në vend përpara se të vendosnim ç’të bënim. Sollëm ekspertë amerikanë dhe perëndimorë për të parë zonën, terrene të ndryshme dhe për të përgatitur planin e veprimit.

Çim Peka: Pak më parë thatë se amerikanët janë të paduruar dhe mezi po presim të fillojmë punën. Edhe shqiptarët janë të paduruar për të parë një investim kaq të madh për tu bërë realitet, sepse premtime ka pasur shumë, por nuk janë ekzekutuar si projekte. Ishte një kompani kanadaze që e kontrolli bregun e jugut dhe në fund përfundoi në Porto Montenegro në Mal të Zi. Në Shqipëri nuk ka kontestime, është i mirëpritur, përveç mosbesimit. E para duhet ti keni paratë. E dyta, kjo kontratë duhet të firmoset para datës 5 nëntor dhe e treta nëse nuk firmoset deri në 5 nëntor, duhet të siguroheni që Donald Trump fiton dhe Rama nuk tërhiqet.

Richard Grenell: Jeni shumë i zoti në politikë. Dhe mua më pëlqen politika dhe të flas me ty për politikë. Fakti është që ky është një investim i sektorit privat, duke lënë mënjanë politikën. Sikurse e dini, ne investojmë në vende konservatore, liberale, të të majtës ekstreme, pak rëndësi ka, ne përpiqemi të punojmë me të gjithë. Mendoj se paratë dhe investimet nuk janë idhtare të politikës. Çdo qeveri do investime dhe ne këtë po bëjmë. Ky është një projekt që do të ekzistojë për një kohë të gjatë dhe pavarësisht se kush është në pushtet në çdo vend të Ballkanit, qëllimi ynë është që çdokush të ndihet krenar. Ky projekt i bashkon të gjithë në Shqipëri dhe rajon. Meqenëse ende nuk është firmosur asgjë dhe projekti vazhdon të hidhet në letër, ne duam të marrim sa më shumë komente nga njerëzit: çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Kjo nuk ka përfunduar dhe as nuk është nënshkruar, prandaj duam të sigurohemi që të kemi një mbështetje sa më të gjerë të popullit shqiptar./m.j

Next Post
“Kjo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur”, Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…!

“Kjo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur”, Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…!

Comments 1

  1. Ypupop says:
    2 years ago

    Nese Cimi eshte i zoti ne politike, une i bie te jem mentori i Fukuyames! Prandaj i kurseni shakat Z. Grenell!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In