• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Grenell kthjellon këshilltarin e Kurtit: Mbështetësi kryesor i kryeministrit ofendon SHBA-në

by Java News
20/06/2021 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-i Dërguari Special i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar Admir Mollës, një shqiptar që jeton në New York e me të cilin kryeministri Kurti bisedon për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se mbështetësi kryesor i kryeministrit të Kosovës në Amerikë, kritikoi dhe ofendoi SHBA-në. Në reagimin e tij ai i kujton Mollës se taksapaguesit e SHBA-së paguajnë trupat amerikane që qëndrojnë në Kosovë.

“Mbështetësi kryesor i Kurtit në SHBA ofendon SHBA-në. Ia kujtoj Admir Mollës se taksapaguesit e SHBA’së paguajnë që trupat amerikane të qëndrojnë në Kosovë”, shkruan Grenell.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ditë më parë ka thënë se SHBA-ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti. Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion njëetnik.

E pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Admir Molla, i cili është pjesë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që nga publikimet në rrjete sociale shihet që ka kontakte dhe afërsi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Molla ka udhëzuar Ambasadorin Kosnett që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

“Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borxhlie? Jo.”, ka shkruar Molla.

Molla thotë se kjo çështje shkon përtej kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Kosnett. Ai thotë se në shoqërinë kosovare  ndryshe vlerësohesh nëse e ke emrin Andrew dhe ndryshe nëse e ke Admir.

Këtë reagim, tashmë të shlyer, Molla e kishte bërë pas deklaratës së diplomatit amerikan Konsett, se Kosova e ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. TEMA

Next Post
Bob Dylan do promovojë koncertin e tij të parë online, “Shadow Kingdom”

Bob Dylan do promovojë koncertin e tij të parë online, “Shadow Kingdom”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In