Grenell ia përvesh eurodeputetes gjermane: Në vend që ta kritikoni Trump-in, liberalizoni vizat për Kosovën

Ytry

I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell i është përgjigjur eurodeputetes gjermane Viola Von Cramon lidhur me ‘marrëveshjet’.

Von Cramon shkruante se a ka pasur ndonjë rezultat nga marrëveshjet e arritura deri tani mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të SHBA.

“Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit”- shkruan Von Cramon.

Por kësaj pyetje Grenell i përgjigjet duke i dhënë dhe një mesazh BE-së që të merret me punët e saj dhe jo të kritikojë për gjithçka Trumpin.

Po ashtu Grenell thotë se të vetmen pjesë që ka Kosova është t’u liberalizojë vizat Kosovës dhe BE duhettë përqëndrohet në të vetmen gjë që duhet të bëjnë.

“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët qe 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, i ka shkruar Grenell.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com