• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Grekët të shqetësuar për paratë, radhë në marrjen e pensioneve

by
29/05/2015 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën frikën e zërave se paratë në arkat e shtetit po mbarohen dhe vendi mund të falimentojë, mijëra pensionistë kanë shkuar prej orëve të para të mëngjesit të së premtes para degëve të bankave greke për të marrë pensionet e tyre, duke krijuar një radhë më të gjatë se zakonisht.

Megjithëse edhe sot pagesat janë bërë në rregull, përsëri në shumicën e grekëve mbizotëron shqetësimi dhe ankthi nëse qeveria Tsipras do t’ia dalë të nënshkruajë një marrëveshje me kreditorët e Greqisë në ditët e ardheshme.

“Jemi të shqetësuar, si mund të mos jemi të shqetësuar? Pyesim veten nëse do t’i marrim pensionet tona këtë muaj apo jo”, thotë një pensionist.

Një nga kërkesat e huadhënësve të Greqisë është pikërisht reduktimi i pensioneve, që Athina zyrtare deri tani e ka hedhur poshtë dhe deklaron se nuk do ndryshojë qëndrimin e saj.

Qeveria greke ka vetëm disa ditë afat, pasi më 5 qershor duhet të paguajë detyrimin e parë të një kësti prej 1.56 miliardë euro që duhet ta shlyejë tërësisht deri në fund të muajit tjetër.

Por në arkat e shtetit dihet që nuk ekzistojnë kaq para, ndaj dhe syte e të gjithëve janë tek negociatat e qeverisë me huadhënësit, të cilët në rast se mbyllet marrëveshja do të aprovojnë lëvrimin e këstit të fundit të ndihmës prej 7.2 miliardë euro, duke i dhënë një frymëmarrje vendit për disa muaj.

“Negociatat duhet të kishin shkuar më mirë, por për fat të keq partnerët tanë nuk i kuptojnë dhe nuk i ndjejnë problemet e popullit grek”, thotë Stefanos Kotakis, shofer autobusi.

Ndërkohë vazhdon me ritme të pandalshme tërheqja e depozitave të qytetarëve nga bankat greke dhe niveli i tyre ka arritur sot në 139.4 miliardë euro, njësoj me atë të vitit 2004, pra të 11 viteve më parë.

Gjithashtu, sipas Shërbimit Kombëtar të Statistikave, vazhdon edhe reçesioni i ekonomisë greke. Në tre muajt e fundit të 2014, PBB u reduktua me 0.4%, ndërsa edhe në tre muajt e parë të këtij viti ka një reçesion prej 0.2%./Top Channel/

Next Post

Fotolajm/ Meta ndjek finalen e Kupës së Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In