• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grekët nisin hakmarrjen, kthejnë në kufi të moshuarën e lindur në Çamëri

by A R
02/11/2016 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa herë që marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë tensionohen, Athina zyrtare duket se e ka gati “hakmarrjen” për shtetasit tani.

Gjyshja12Vetëm tri ditë më parë, një nënë e moshuar 80-vejçare, nuk është lejuar të kalojë në doganën greke,  sepse për policinë kufitare të Kakavijës, vendlindja e saj në Çamëri, përbënte  problem.

Një motiv krejt absurd dhe befasues për të moshuarën nga Cërriku, e cila ndonëse dispononte edhe dokumentacionin e rregullt për të kaluar e qëndruar në shtetin helen, sërish nuk është lejuar të kalojë, duke e detyruar të kthehej sërish në Shqipëri.

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, Ildize Jupe, lindur në Arpicë, fshat i prefekturës Gumenicë në Çamëri, rrëfen me keqardhje historinë  e saj, që aq sa duket e trishtë, është edhe absurde.

“Unë jetoj prej më tepër se 10 vitesh në Athinë dhe këtë vit vendosa të pushoj disa muaj tek fëmijët e mi në Cërrik e Vlorë.

Pas përfundimit të këtyre pushimeve u nisa këtë fundjavë, me vajzën time dhe të shoqin e saj, drejt Greqisë.

Kur mbërrijmë në Kakavijë policia greke pasi kontrollon dokumentet e mia, më thotë se duhet të kthehem pas sepse kam probleme  me vendlindjen. Në pasaportën time vendlindja është Arpicë, Margëlliç, në Çamëri dhe sipas tyre kjo është problem.

Nga frika mos kthenin dhe fëmijët e mi, nuk bëmë rezistencë dhe u kthyem deri në Tepelenë. Nipërit e mi nga Vlora vijnë e më marrin aty, ndërsa vajza me dhëndrin, vazhduan normalisht udhëtimin drejt Athinës.

Jam shumë e zhgënjyer dhe e tronditur nga kjo ngjarje. Si mundet një e moshuar si unë të ndalohet padrejtësisht në kufi, kur unë kam të gjitha dokumentet dhe jetoj tashmë prej vitesh në Greqi?!

Gjithashtu e moshuara pohon se policia kufitare i ka kërkuar një certifikatë personale nga zyrat e gjendjes civile në vendin e lindjes, Arpicë.

Por sipas saj kjo është edhe më absurde, pasi vështirë se pas afro një shekulli, në fshatin e saj të gjesh ndonjë dokument personal.

Në kushte të tilla, Ildize Jupe nuk di se çdo të bëhet me të ardhmen e saj. “Isha përgatitur me shumë gëzim për të shkuar sërish në Greqi.

Mezi prisja të takoja nipërit e mbesat që janë lindur dhe po rriten aty. Por mesa duket ne çamëve do të vazhdojnë të na përbuzin e nëpërkëmbin.

Kam qenë fëmijë, 8 vjeç, kur na dëbuan herë e parë nga shtëpitë tona. Nënës sime i kanë vdekur tre fëmijë rrugës, nga uria dhe lodhja. Tani më duket sikur po përjetoj të njëjtat dhimbje”, shprehet me lot ndër sy e moshuara./Panorama/a.m.

 

Next Post
“Kanabisi”/ Rama i përgjigjet Nishanit: Më mirë të mblidhet Këshilli Kombëtar i SHQUP

Ku afrohen Juventusi dhe...ekipi i PS, ja si i përgjigjet Rama kritikëve në facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In