Policia greke gjatë aksionit të ndërmarrë ditën e sotme ka bllokuar 116 kg drogë, të llojit marijuanë në pikën kufitare Shqipëri-Greqi. Operacioni u zhvillua në Grevena, ku policia greke ka ndaluar edhe dy automjete.
Në njërin prej automjeteve u gjet dhe u sekuestruan 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë, ndërsa mjeti i dytë shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga kanë përfunduar 3 shtetas grekë, 34, 36 dhe 51-vjeç.
Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuane në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.
/a.r