• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Grekët djegin flamurin turk për ‘Shën Sofinë’/ Reagon Turqia: Djemtë e pistë të Europës, duhet të zgjohen nga ëndrra bizantine

by Java News
25/07/2020 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup ekstremistësh grek dogjën në orët e vona të së enjtës flamurin turk në Selanik, në shenjë proteste ndaj kthimit të “Shën Sofisë” në xhami. Ndërsa marshonin drejt konsullatës turke në Selanik, protestuesit thërrisnin “Për atdheun, kombin dhe ortodoksinë”. Ndërsa dogjën flamurin turk para konsullatës, protestuesit kënduan edhe himnin kombëtar grek.

Ky veprim u dënua nga Ankaraja zyrtare. Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm turk, akuzoi autoritetet greke, se me qëndrimet e tyre për kthimin e Shën Sofisë në xhami, provokuan opinionin publlik.

“Djemtë e pistë të Europës, këta racisë të cilët nuk kanë marrë mësimet e duhura nga historia. Ato që nuk respektojnë flamurin tonë të lavdishëm. Greqi duhet të zgjohet nga ëndrra bizantine, nga e cila nuk u zgjua dot për 567 vite, për të shpëtuar nga frustrimi”, u shpreh Aksoy.

Ai shtoi se Xhamia e Madhe Shën Sofia, si pasuritë e tjera kulturore në trojet turke, i përket Turqisë, dhe tha: “… do të jetë në zotërimin dhe mbrojtjen tonë përgjithmonë.“

Ai gjithashtu theksoi se hapja e Xhamisë së Madhe të Shën Sofia për adhurim përputhet me “kërkesat dhe shpirtin” e Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të vitit 1972.

“Asnjë vend nuk mund ta mësojë Turqinë për ushtrimin e sovranitetit të saj kombëtar,” paralajmëroi ai.

Shën Sofia shërbeu si kishë për 916 vjet deri në pushtimin e Stambollit, dhe një xhami nga 1453 deri në 1934 – gati 500 vjet – dhe së fundmi si një muze për 86 vjet, shkruan Anadoly Agency.

Një nga ndërtesat më të vizituara historike në Turqi nga turistë vendas dhe ndërkombëtarë, Shën Sofia u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 1985, gjatë kohës së saj si muze.

Më 10 korrik, një gjykatë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e kishte shndërruar Shën Sofia në një muze, duke i hapur rrugën përdorimit të tij përsëri si xhami pas një ndërprerje 86-vjeçare.

Lutja e parë që nga rikthimi i saj zyrtar në një xhami u mbajt të Premten.

g.kosovari

Next Post
PD kundër Ramës: Kërkon ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Pse nuk i do listat e hapura 100%

PD kundër Ramës: Kërkon ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Pse nuk i do listat e hapura 100%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In