• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Green Coast, projekti i arritjeve të mëdha arkitekturore

by A R
14/12/2024 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I shtrirë mes malit dhe detit, në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, Green Coast është një nga projektet më të rëndësishme turistike në vend. Me qëllimin që ky zhvillim të jetë në harmoni me bukuritë natyrore të zonës ku shtrihet dhe me vizionin për të sjellë një model të qëndrueshëm të turizmit, ky projekt vjen me një arkitekturë unike nga studio prestigjioze, Emre-Arolat Architecture, e vlerësuar me çmime të rëndësishme si “Mies van der Rohe”, çmimi “Aga Khan” për Arkitekturën, “Museum-Designs of the Year”, si dhe e nominuar këtë vit me projektin  Green Coast në “World Architecture Festival”.

Në zhvillimin e mëtejshëm të tij, projekti Green Coast shkrihet mjaft natyrshëm me relievin shkëmbor të zonës. Çdo tipologji njësie është unike, me aplikime të ndryshme të materialeve në eksterier dhe lëvizjeve volumetrike, duke mos u përfaqësuar nga volume agresive, por që i përshtaten relievit të zonës. Pikërisht ky reliev ka qenë avantazhi, por njëkohësisht edhe sfida më e madhe e projektit, për të shkrirë në mënyrë sa më natyrale objektet e banimit dhe hapësirat e gjelbëruara. Trajtimi i këtyre hapësirave të gjelbëruara ka qenë synimi më i rëndësishëm i Green Coast, për të sjellë një zhvillim që nuk i imponohet natyrës, por përpiqet t’i shtojë vlerën dhe të bëhet pjesë integrale e saj.

Si një projekt “eco-friendly”, Green Coast i ka kushtuar rëndësi të veçantë mbrojtjes së burimeve natyrore dhe ka ndjekur një qasje krejtësisht novatore, duke grumbulluar “top-soil”-in, thënë ndryshe shtresën e sipërme të dheut, e cila mbart të gjitha farat e bimësisë endemike të zonës. Ky “top-soil” do të përdoret më pas përgjatë gjithë zhvillimit të ri, duke risjellë kështu bimësinë makize dhe duke e pasuruar atë vazhdimisht. Projekti Green Coast parashikon të ketë 70,000 m2 korridore dhe tarraca të gjelbëruara, të cilat do të kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit.

Njësoj si me bimësinë, edhe gurët karakteristikë të zonës janë një aspekt i rëndësishëm i arkitekturës në projektin Green Coast. Krahas infrastrukturës së përgjithshme, këto gurë lokalë, bashkë me bimësinë makize, gjenden në të gjitha rrugët komunikuese që lidhin objektet me shëtitoren buzë detit, si dhe në shkallare të ndryshme të konceptuara për këmbësorët dhe të rrethuara me gjelbërim.

Përmes një arkitekture që respekton dhe i përgjigjet natyrës në mënyrë organike, ky projekt synon të sjellë zhvillimin dhe inovacionin që do ta rendisin Rivierën Shqiptare në listën e destinacioneve më të lakmuara për turizëm dhe investim, jo vetëm për shtetasit shqiptarë, por edhe për të gjithë turistët e huaj, që po preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për të pushuar dhe investuar.

Next Post
“Sigurinë që gjen në Shqipëri se ke askund”/ Rama: Nuk është e lehtë më askund në Europë, as në Paris

"Sigurinë që gjen në Shqipëri se ke askund"/ Rama: Nuk është e lehtë më askund në Europë, as në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In